E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shqyrton ligjet e pakos Ahtisari

Kuvendi i Kosoves ne seancen e djeshme shqyrtoi grupin e tete projektligjeve nga propozimi i Marti Ahtisarit, sipas procedures se veçante.
Ne kete grup perfshihet Projektligji per Gjykaten Kushtetuese, per perberjen e perkohshme te Keshillit Gjyqesor, Projektligjin per Sherbimin e Jashtem dhe ate per Sherbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikes se Kosoves. Deputetet kosovare kane ndermarre kete iniciative, pasi theksojne se Paketa e Ahtisaarit u miratua ne procedure te shpejte dhe nuk u pane ligjet nje per nje. Dyshohet se shume nene te ligjeve te propozuara nga Plani i Ahtisaarit, bien ne kundershtim me situaten reale dhe Kushtetuten e Kosoves. Per kete eshte pare i nevojshem shqyrtimi nje per nje i 50 ligjeve te Paketes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›