E Shtunë, 31 Tetor 2026

Që nga e mërkura, nis shpërndarja e recetave me ngjyrë

Shkup - Barnat që janë në listën pozitive, prej të mërkurës në vend se me ngjyrë të bardhë, do të jepen në receta me ngjyrë të gjelbërt dhe trëndafili.

Në pajtim me rregulloren e re, recetat me ngjyrë trëndafili do të jenë për antibiotikë dhe për preparate tjera për sëmundje akute, si dhe për barna për të sumërit kronik. Në recetat e gjelbërta do të shënohen barna që përmbajnë droga dehëse, siç janë fenobarbiton, morfium, metadon.

Me recetat në ngjyra do të fillojë edhe receta e shumëpërfolur për pacientët kronik, e cila po ashtu do të jetë me ngjyrë trëndafili. Sipas paralajmërimeve të autoriteteve kompetente, ndërmjet recetave të vjetra dhe të reja do të ketë periudhë kalimtare, që do të thotë se recetat e vjetra të bardha do të vlejnë derisa nuk harxhohen. Makfax/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›