Kuvendi pritet të miratojë paketën e ligjeve Ahtisari
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme në rend dite do të ketë shqyrtimin e dytë të Grupit të tetë projektligjeve nga Propozimi i Marti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë. Me këtë rast deputetët pritet të miratojnë Projektligjin për të huajt, atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe atë për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë në seancën e djeshme parlamentare, është shqyrtuar për herë të parë Grupi i tetë të projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë. Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë, në emër të Qeverisë së Kosovës, e ka prezantuar ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Projektligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e ka prezantuar ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, kurse Projektligjin për të huajt e ka prezantuare ministri i Punëve të brendshme, Zenun Pajaziti. Projektligjin për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, kurse Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, i ka prezantuar ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Dje pasdite Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim me procedurë të përshpejtuar 6 projektligjet që dalin si obligim nga paketa Ahtisaari, si dhe ka miratuar emërimin e 4 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, emërimin e 4 anëtarëve të Këshillit të Pavarur për Media dhe 2 anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Deputetë të Kuvendit shpeshherë kanë shprehur shqetësime dhe rezerva për mënyrën e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve. Është shumë e mundur që rreth 50 ligje që dalin nga Paketa e Ahtisaarit, mund të kthehen sërish në rishqyrtim parlamentar me qëllim të harmonizimit të tyre me Kushtetutën dhe aktet e tjera juridike të Kosovës.