Zannier: UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë
Prishtinë - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, duket se do të vazhdojë të qëndrojë akoma. Sipas shefi të UNMIK-ut Lamberto Zannier, rikonfigurimi i pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë nuk nënkupton fundin e këtij misioni, duke lënë të kuptohet për një prezencë më të gjatë të tij në Kosovë. Gjatë ceremonisë së pritjes me rastin e festave të fundvitit, Zinnier u shpreh se "Viti 2008 e solli Evropën afër Kosovës dhe Kosovën më afër Evropës.Viti 2008 ka qenë shumë i rëndësishëm me ngjarje historike . Ne do të jemi këtu (në Kosovë) edhe për një kohë "