Kuvendi shtyn seancën e ditës së enjte
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shtyrjen e seancës së ditës së enjte. Ky lajm konfirmohet për “Ora News” nga burime zyrtare të Parlamentit. Ndërkaq, mësohet se mos zhvillimi i seancës plenare, vjen pasi deputetët janë të angazhuar në zonat e tyre elektorale.
Tashmë në javën e ardhshme do të mblidhet konferenca e kryetareve për përcaktimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit. Ndërkohë Parlamenti ka bërë të ditur se vazhdon punën në komisionet e përhershme parlamentare dhe komisionin hetimor.