E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca e sotme plenare

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seancën e sotme plenare. Burime zyrtare të Parlamenti bënë me dije për “Ora News” se shtyrja e seancës së sotme plenare vjen pasi deputetët janë të angazhuar në zonat e tyre elektorale.
 

Sipas po të njëjtave burime mësohet se javën e ardhshme do të mblidhet konferenca e kryetareve për përcaktimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit.
 

Ndërkohë Parlamenti ka bërë të ditur se vazhdon punën në komisionet e përhershme parlamentare dhe komisionin hetimor por nuk njofton për ndonjë datë tjetër për mbledhjen e Parlamentit në seancë plenare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›