E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot permbylli Sesionin 4 te Legjislatures XVIII te tij

Kuvendi zhvilloi sot seancën e fundit të Sesionit të IV të Legjislaturës së XVIII.

Në mbyllje të saj, kryetarja e Kuvendit falënderoi të gjithë deputetët për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Ju falënderoj të gjithëve për të gjithë bashkëpunimin për të gjithë punën që keni bërë gjatë të gjithë kësaj periudhe, për ligje dhe reforma të rëndësishme.

Në dy vite keni votuar 454 akte, ndër të cilat 308 ligje të rëndësishme. Faleminderit për bashkëpunimin”, tha ajo.

Seanca plenare, e cila shënoi mbylljen e Sesionit të IV të Legjislaturës së XVIII, i përfundoi rreth orës 13:45.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›