Kuvendi sot seanca e pare opozita rikthehet ne Parlament
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare në orën 18.00. Sesioni i ri parlamentar pritet të rikthejë në kuvend pas disa muajsh bojkoti opozitën, e cila pritet t'i vendosë kushte mazhorancës sa i përket votimit të ligjeve të rëndësishëm që kërkojnë shumicë të cilësuar votash prej 3/5-ave të deputetëve.
Strategjia e re e opozitës parashikon pjesëmarrje në Parlament dhe votim të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Të paktën ky ishte dhe premtimi që bëri kreu i PS_së Edi Rama në takimin me Ambasadorin, amerikan Aleksandër Arvizu.
E ndërsa në nëntor Shqipëria pret opinionin e KE-së për 12 rekomandimet për marrjen e statusit të kandidatit, që përkthehen në një sërë reformash të rëndësishme për integrimin e vendit në Unionin Europian, të cilat ende nuk kanë nisur për shkak të ngërçit politik të tejzgjatur dhe bojkotit të kuvendit nga opozita, pritet që gjatë mbledhjes së sotme të socialistëve të merret një vendim mbi qëndrimin e socialistëve ndaj kuvendit.
Të premten e shkuar u mblodh edhe konferenca e kryetarëve, e cila miratoi kalendarin trijavor të punimeve të Kuvendit.
Në qendër të këtij sesioni parlamentar do të jetë reforma zgjedhore si dhe miratimi në kuvend i ligjeve të rëndësishëm si ai për Gjykatat Administrative, Kodin Rrugor, Penal apo edhe disa reforma të tjera që nuk kanë gjetur konsensusin e opozitës.