E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama PS rikthehet ne Kuvendin e Shqiperise

Partia Socialiste do të hyjë në Parlament. Ky është vendimi i Grupit Parlamentar i PS-së, i cili është zbardhur nga krei i kësaj partie Edi Rama përpara medieve. Rama njoftoi median se PS ka vendosur të rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të japë kontributin e saj për të plotësuar 12 rekomandimet e BE-së.

Rama tha se opozita do të votojë ligjet e rëndësishme në kuvend, por nuk do të votojë ato ligje që përdoren për makijazhe dhe për hedhur hi syve.

Kreu i PS-së ka kërkuar që Presidenti i vendi ti dalë në mbrojtje Kushtetutës. Rama ka bërë të ditur se PS është e vendosur të votojë të gjitha kandidaturat e Presidentit.

“Ne jemi gati për këto rekomandime, por kërkohet angazhimi i të dy palëve, jemi gati të japim kontributin tonë nëse ka vullnet nga pala tjetër. E dimë mirë që Saliu nuk do, dhe të gjithë e kanë kuptuar se përse nuk do”, vijoi kreu opozitar në fjalën e tij.

Ndër të tjera Rama deklaroi se tashmë është koha kushtetuese. “Është koha e ndërrimit të Guvernatorit, është koha e ndërrimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është koha e ndërrimit të Avokatit të Popullit, që Saliu ia ka ofruar opozitës për t`i hedhur hi syve komunitetit ndërkombëtar. Është koha që presidenti të bëjë përzgjedhjet e tij, siç e kërkon Kushtetuta për këto ndryshime”, u shpreh Rama.

Kreu socialist, nënvizoi se PS fitoi zgjedhjet e 8 majit, dhe do fitojë zgjedhjet e ardhshme si e vetmja alternativë që mund t`i japë shqiptarëve Evropën. “Paralelisht me punën e PS-së dhe të opozitës në mbarë territorin e vendit për të forcuar komunikimin me qytetarët do të bëjmë përpjekje që reforma të garantojë votim të ndershëm dhe administratë të pakontrolluar nga Saliu”, u shpreh kreu i selisë rozë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›