E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, sot seanca e parë parlamentare

Sot nis seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit nisin sot ditën e tyre të parë në këtë legjislaturë të re të Kuvendit në të cilën deputetët e opozitës pritet të mungojnë. Në fakt bojkoti nga ana e tyre është lajmëruar ditë më parë nga kreu i socialistëve, Edi Rama, në daljet e tij publike, por edhe në qëndrimet e mbajtura në dy forumet më të larta të socialistëve në Asmbalenë Kombëtare dhe në Kongresin lidhur me zgjedhjet. Në bazë të rregullores së Kuvendit, parlamenti ngre sot një komision për verifikimin e mandateve ndërsa ditën e enjte bëhet edhe betimi i deputetëve. Ky parlament ka një pjesëmarrje të lartë të femrave për shkak të imponimit që i bën kodi zgjedhor, por që gjithsesi nuk është në masën 30%. Ky parlament përveç dy forcave të mëdha politike PD-PS dhe LSI-së e cila rezultoi me 4 mandate nga 28 qershori, janë edhe tre forca të tjera politike të cilat do të përfaqsohen në Kuvend me nga një mandat, si PR-ja, PBDNJ-ja dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim e çamëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›