E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, kryeministri Berisha niset drejt Dibrës

Menjëherë pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha është nisur për në Dibër për të parë nga afër zonat e prekura nga tërmeti i mbrëmshëm.
Tërmeti që tronditi Peshkopinë mbrëmjen e djeshme, por edhe disa qytete të tjera të vendit ka detyruar Shtabin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile të mblidhet urgjentisht. Në mbledhje, pritet të caktohen masat paraprake që do të merren në zonat më të goditura nga lëkundjet.
Ndërkohë në Dibër, në zonat e prekura nga tërmeti ndodhet edhe zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni , për të inspektuar situatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›