Kadriovski profili i njeriut super te kerkuar ne 3 shtete
Daut Kadriovski njeriu qe sot eshte personi me i kerkuar ne tre shtete Serbi Maqedoni dhe Kroaci i cilesuar si ujku gri anetar i bandes qe ushtronte aktivitet ne Rome ne mesin e viteve 90 eshte cilesuar si bosi me i madh i 15 familjeve mafioze. Te pakten 13 vende ne bote pas vitit 1985 e kane konsideruar Daut Kadriovskin si nje prej trafikanteve me te medhenj ne Europe. Lidhja e tij me
Shqiperine te pakten ajo qe eshte dokumentuar ka qene me 3 tetor te vitit 2001 kur u arrestua ne Durres per llogari te drejtesise italiane. Ai u ekstradua ne janar te vitit 2002 por gjate gjykimit fitoi statusin e te penduarit. I akuzuar dhe per vepra te tjera shqiptaro-maqedonasi ne fillim te shkurtit 2002 nga brenda qelise i ka derguar nje leter shtypit shqiptar.
LETRA PER MEDIAN
Ne letren qe i dergoi ne vitin 2002 mediave shqiptare Kadriovski flet per veprimtarite e tij miqte armiqte trafikun njerezit e pushtetshem qe u njohen dhe u lidhen me te si dhe trafikun e kokaines dhe heroines. Madje rrefehet edhe se kush ia kerkonte mallin e ndaluar qe fillimisht e nxirrnin ne Greqi me makina me targa RSH si dhe njerez te pajisur me pasaporta diplomatike. Te gjitha keto ai i shkruante ne nje leter drejtuar shtypit shqiptar. Per veprat qe akuzohem behet fjale ne vitet 90 91 92 ne kohen kur kam qene ne Australi munden te deshmojne mbi 100 artiste. Si shembull e kisha rastin ne Amerike kur pa dashje isha ne vilen e nje ish-funksionari te rendesishem nuk e di a eshte akoma L.H. Aty u bente paketimi i kokaines ne krye me mikun tim e pastaj u be dhe mik i A.B. A mendoni se ish-funksionari nuk ka dijeni per ngarkesat dhe paketimet qe behen ne vilen e tij ne Amerike dhe i pret ne Rinas me makine RSH si pune delegacioni Sikur te ishit te guximshem dhe gazetare te vertete do te zbulonit arinjte ne vend te lepujve. Une me deshire do ju udhezoja mirepo ne situaten qe gjendem duhet shume guxim se personi qe ma montoi procesin e Romes ka lidhje me disa njerez te rendesishem... thuhet ne nje pjese te letres se tij.
VEPRIMTARIA KRIMINALE
Ne mars te vitit 1984 doli per here te pare ne skene emri i Daut Kadriovskit i njohur edhe me emrin Mehmet Hajdini. Ne ate kohe u arrestuan ne Gjermani disa shqiptare nga Kosova te cilet u kapen me heroine dhe deshmuan se punonin per bosin Daut Kadriovski. Nje vit me vone ai u arrestua vete ne Stamboll te Turqise me 6 shkurt te vitit 1985. Autoritet i konfiskuan ne ate kohe disa vila jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronesi te bosit te trafikut. Ai mundi te arratiset nga burgu dhe arriti te strehohej ne SHBA ku dyshohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia si nje i njohur i familjeve te Cosa Nostras. I konsideruar si nje prej trafikanteve me te njohur te heroines afgane ne Ameriken e Veriut emri i Daut Kadriovskit numerohej ne krye te listave te personave me te kerkuar ne bote ne 13 shtete. Veprimtaria e organizates qe ai drejtonte vazhdoi per disa vjet me radhe duke trafikuar kokaine e heroine qe nga viti 1985 e deri ne vitin 1990. Ai u arrestua per here te dyte ne Turqi ne vitin 1991 ku qendroi per 5 vjet dhe qe prej asaj kohe ndenji i lire derisa u arrestua ne vitin 2001 ne Durres. Aktualisht Kadriovski nuk eshte me i kerkuar ne 13 shtete por vetem ne 3 prej tyre Maqedoni Serbi dhe Kroaci.
LETRA E KADRIOVSKIT
Une nuk them se jam engjell. Kam bere vepra aq te renda nisur nga armet vrasjet droga e te tjera pune por i kam bere kundra Jugosllavise e jo kundra Shqiperise e as Italise dhe ne kete rast jam i pafajshem. Ne kemi qene mbi 100 veta ne grup qe punonim dhe e mbushnim Beogradin me droge pa asnje lloj fitimi se agallaret e Beogradit nuk kujdeseshin per femijet e tyre por si ti zhduknin kokat dhe popullin e Kosoves dhe neve me ate qe mundeshim e benim. Une nuk fsheh realitetin sikur edhe une te behem engjell eshte e kote se dihet procesi i Prishtines e cfare ka folur ish-shefi i policise serbe tani minister Rendi viti 2002 i cili ka qene i plagosur rende nga ana ime. Me kujtohet shume mire kur doli ne televizion e gazetaret thane - A mendoni se keni korrur sukses pa u kapur Ujku Kurse te prokurori eshte pasaporta ime me mbiemrin Kadrija dhe ne flet- arrestin qe me dhane ne drejtori shkruhej Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur....
ETLEVA DELIA