E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKUZA PER DROGE Rama-Brace zbardhet kaseta e Kadriovskit

/ /

BRAE SHANTAZHI I BERISHES/ Deputeti i PS Erjon Brace ka marre nje CD me akuza nga i denuari per trafik nderkombetar droge Daut Kadriovski. CD-ja i ka shkuar Braces me poste bashke me nje kartoline me nenshkrimin Ke 24 ore kohe ose
do ta publikojme ne televizione. Ne CD shfaqej Kadriovski i intervistuar nga nje femer i cili akuzon Edi Ramen dhe Erjon Bracen si perdorues dhe trafikante droge. Akuza edhe per dy vrasje ne Tirane dhe Shkup. Ne rrefim permenden edhe Hashim Thaci e Mendu Thaci. Kush eshte Daut Kadriovski i superkerkuari per trafik droge dhe i perfolur per lidhje mafioze me politikanet

Permes nje kartoline dhe nje CD e cila mbante nje shenim perfaqesuesit e PS akuzohen se jane trafikante te lendeve narkotike por dhe te perfshire ne vrasje. Zarfi i cili kishte brenda kartolinen dhe CD iu dorezua deputetit Erion Brace nga punonjesja e sherbimit te PS te henen ne mesdite ndersa me pare zarfin e kishte sjelle punonjesi i Postes Shqiptare. Ne mbeshtjellesen e CD Kadriovski kishte lene nje shenim ku thuhej Ke kohe 24 ore ndersa ishte lene dhe nje numer telefoni qe sipas Braces ishte maqedonas. Zarfi i cili u dorezua ne seline e Partise Socialiste mbante adresen e nje qytetari nga Tirana te dhena te cilat pas verifikimit deshmuan si te paverteta ndersa shkrimi me te cilin ishte shkruar adresa dhe shenimi mbi mbeshtjellen e CD jane te ndryshem. Nga burimet tona konfidenciale mesohet se Kadriovski eshte filmuar para nje peme te zbukuruar te Vitit te Ri dhe intervistohet nga nje vajze e re. Ne tregimin e tij Kadriovski i cili duket i liruar nga burgu akuzon Edi Ramen dhe Erion Bracen se jane perfshire ne perdorim dhe ne trafik droge por jo vetem kaq por kane marre pjese dhe ne dy vrasje. Sipas tij nje grua qe mban emrin Vera eshte vrare nga keta dy persona ne Tirane ndersa viktima e dyte e dyshes Rama-Brace sipas Kadriovskit eshte nje mashkull i cili eshte hedhur nga ballkoni i katit te gjashte te nje ndertese ne kryeqytetin maqedon Shkup. Por i denuari per trafiqe dhe krime nga Drejtesia Italiane Daut Kadriovski nuk ndalet se akuzuari vetem Ramen dhe Bracen. Ne tregimin e tij para kameres ai akuzon pothuaj perfaqesuesit kryesore politike ne Kosove dhe Maqedoni. Kadriovski shprehet ne videon e tij se kryeministrin aktual te Kosoves Hashim Thacin e ka mbajtur ne shtepine e tij ne Tirane. Sipas tij Thacin e kishte punesuar ne Tirane ne nje dyqan per te shitur kaseta kengesh popullore. Ndersa per ish kreun e Kuvendit dhe aktualisht Presidenti ne detyre ne Kosove Jakup Krasniqin Kadriovski shprehet se kane qene te lidhur me te dhe kane bashkepunuar per te njejtat akuza per te cilat ai vete eshte denuar. Duke folur per Mendu Thacin Kadriovski tregon se ka marre per te deshmi nga dy te burgosur ne Itali te cilet i kane treguar aktivitetin e vertete te tij.
Erion Brace
Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace pas mbledhjes se grupit te Partise Socialiste beri publike per mediat permbajtjen e nje CD-je kercenuese ne drejtim te tij dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Duke hedhur poshte permbajtjen e kesaj cd-je kercenuese Brace shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qene ne dijeni te permbajtjes se zarfit dhe kete e ben sipas tij per te penguar transparencen e kerkuar nga PS. Sali Berisha ne cilesine e kryeministrit te Republikes eshte angazhuar personalisht ne nderprerjen e fushates se transparences duke kercenuar drejtperdrejt njerezit qe po i tregojne shqiptareve vjedhjet e Sali Berishes. Sali Berisha po bashkepunon me krimin e organizuar tha Brace. Per permbajtjen e CD-se theksoi Brace eshte vene ne dijeni edhe Presidenti i Republikes ndersa shton se kam marre kontakte edhe me Prokurorine e Tiranes

Berisha me akuzoi per lidhje me Kadriovskin

Deputeti socialist duke shigjetuar kryeministrin Berisha se qendron prapa akuzave te artikuluara nga Kadriovski solli ne vemendje nje debat te tij me kryeministrin gjate nje seance parlamentare. Seanca eshte e dates 25 nentor 2010 dhe menjehere mbas fjales sime ne emer te grupit parlamentar te PS ne sallen e kuvendit Sali Berisha me eshte shprehur ekzaktesisht keshtu
Pse nuk e thua Jo more zoteri ti je i keqperdorur. Nje njeri nuk keqperdor nje njeri qe ka nje histori shume te dhimbshme personale nje histori te dhimbshme sociale dhe politike. Ti i di shume mire lidhjet e tij me Kadriovskin se jane edhe te tuat. Po po jane edhe te tuat se jane me deshmi. Ti di shume mire historine e te ndjeres Din se eshte historia jote dhe e Edi Rames. Ti i di shume mire historite e Gines ti je zevendesi i tij ketu sot prandaj edhe ti nuk vuan as perpara shpirtrave te kater foshnjave u shpreh Brace. Rama e Brace te Topi per kercenimet e baronit te droges

Pas denoncimit te cd-se qe i kishte ardhur nga Daut Kadriovski deputeti i Partise Socialiste Erion Brace ka zbuluar dje edhe arsyet perse ka takuar dy dite me pare Presidentin Bamir Topi. Ne konferencen per shtyp ai tha se Duke gjykuar kete moment te rendesishem dje kryetari i PS Edi Rama dhe une ne cilesine e deputetit i Republikes se Shqiperise kemi marre kontakt me Presidentin e Republikes e kemi informuar per gjithcka po ndodh i kemi vene ne dispozicion keto dokumenta dhe keto fakte sipas Braces natyrisht qe kemi paralajmeruar se ne jemi ne dijeni te qarte dhe te plote te nje angazhimi serioz te Sali Berishes per te vijuar kete veprimtari kriminale perkundrejt opozites politike ne Shqiperi dhe me te tjera raste permes nje strukture okulte brenda radheve te Policise se Shtetit qe po shetit qeli me qeli te ketij vendi madje dhe jashte tij per te gjetur njerez te inkriminuar dhe per te mbledhur deshmi ne thonjeza te rreme qartesisht te rreme perkundrejt perfaqesuesve te opozites per ti mbyllur gojen. Ne te njejten kohe deputeti i opozites beri te ditur se i eshte drejtuar edhe Prokurorise. Menjehere pas kontaktit me Presidentin e Republikes ne vijim te angazhimeve tona institucionale sot ne mengjes kam marre dhe kam vene ne dijeni prokurorin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Tiranes. Per sa kohe qe vepra penale e shpifjeve dhe shantazhit te drejtperdrejte kunder deputetit te Kuvendit dhe kryetarit te partise per shkak te detyres eshte kryer ne territorin e Tiranes. Paloka CD-ja lufte mes klaneve te droges

Partia Demokratike reagoi dje menjehere pas akuzave te deputetit socialist Erion Brace. Nenkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha ne nje deklarate per mediat se gjate gjithe ketyre viteve ne te gjitha grupet e medha te droges te Kadriovskit Gines te Aldo Bares emri i kryetarit te Bashkise se Tiranes eshte lakuar gjeresisht ne raporte dhe media. Duke u ndalur ne permbajtjen e regjistrimit nje pjese te te ciles e zbuloi deputeti i PS-se Erion Brace Paloka thote se ajo eshte nje lufte mes klaneve te droges. Dalja e sotme e cakallit te Edvin Rames deshmon thjeshte luften midis klaneve te droges e fakton ne menyre te qarte lidhjet e Edvin Rames te cilat jane bere te njohura dhe publike ne menyre te perseritur shprehet perfaqesuesi i maxhorances.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›