E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport me permbajtje raciste

/ /

NgaJAKUP KRASNIQI

Keto dite opinioni shqiptar europian dhe nderkombetar eshte bombarduar do te thosha barbarisht nga projekt-raporti i Dik Martit anetar i Asamblese Parlamentare te KE-se i cili eshte i mbushur me shpifje me trillime dhe me denigrime per gjene me te shenjte per shqiptaret idene e lirise dhe te clirimit vlere kjo e krijuar me lumenj gjaku e percjelle me flijime te shumta njerezore materiale dhe shpirterore me te cilat autori nuk u mor asnjehere.
Akuzat per trafikim te organeve njerezore me trafikim te droges dhe me kontrabandim te armeve nga Ushtria lirimtare e Kosoves jane te pabaza dhe te padeshmuara kurse vete raporti eshte politikisht i njeanshem tendencioz qellimkeq dhe me permbajtje tmerresisht raciste dhe antishqiptare.
Ky raport eshte vazhdim i deklaratave shpifese dhe te papergjegjshme te ish-kryeprokurores se Gjykates Nderkombetare te Hages per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi zonjes Del Ponte ne librin e saj per te cilat hetuesit nuk kane gjetur prova te bazuara per ti vertetuar keto akuza.
Ky raport perfaqeson perpjekjet e qarqeve te caktuara antishqiptare per ta barazuar luften e drejte dhe heroike te popullit te Kosoves dhe te Ushtrise se tij lirimtare me masakrat e regjimit serb te Miloshevicit. Tentativat per ti ngaterruar viktimat me xhelatin hedhin hije dyshimi per te gjithe aktivitetin dhe paanshmerine e raportuesit te Keshillit te Europes.
Populli i Kosoves dhe luftetaret e tij jane ndier teper te fyer dhe te indinjuar nga spektaklet e uleta te luajtura turpshem kesaj radhe jo ne librushka te zonjes Del Ponte por ne foltoren e nje institucioni te larte dhe shume te nderuar europian ne Keshillin e Europes. Anetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes zoti Dik Marti nje njeri me ndjenja te pakontrolluara urrejtjeje ndaj Kosoves se lire dhe pavaresise se saj qe na asocionon ne disa qarqe te pakta antikosovare ne bote po luan nje drame te rrezikshme dhe te pandershme mbi kurrizin e nje populli liridashes paqesor dhe te shumevuajtur. Populli i Kosoves asnjehere nuk ka bere luftera pushtuese asnjehere nuk i ka rene ne qafe kujt. Popullsia serbe gjithmone ka qene komunitet pakice ne Kosove por kurre nuk eshte demtuar nga shumica shqiptare dhe aq me pak nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ka kontrolluar gjate luftes territore te tera me popullsi serbe por civilet nuk kane pesuar asnje dem te vetem.
Ushtria lirimtare e Kosoves nuk do ti bente kurre veprimet qe i pershkruhen ne raport sepse ishte betuar ne pastertine e luftes se saj clirimtare sepse lufta e saj kishte per qellim idealet e popullit qe e lindi clirimin e Kosoves vendosjen e paqes ndertimin e rendit demokratik dhe jo ambiciet profitere sepse ajo respektonte ligjet humane te luftes sepse misheronte traditen dhe kulturen e popullit te vet qe nga antika sepse ashtu do ta denonte veten e saj dhe aspiratat qe i perfaqesonte. Se fundi duhet thene se Ushtria lirimtare e Kosoves as mund ti kishte kushtet teknike per ta realizuar nje veprim te tille te shemtuar.
Ne emer te drejtesise se luftes se shenjte te Kosoves te ish-ushtareve te Ushtrise lirimtare dhe te institucioneve dhe te qytetareve qe perfaqesoj ne emer te se drejtes dhe te se vertetes them me bindje dhe pergjegjesi se pandehmat e zotit Dik Marti per Ushtrine lirimtare te Kosoves ne raportin e tij te fabrikuar pa asnje fakt kurre nuk do te mund te argumentohen sepse nuk jane te verteta.
Njerezit qe apostrofohen ne raportin famoz dhe denigrues te zotit Dik Marti jane ne krye te shtetit modern dhe demokratik te Kosoves i cili komuniteteve pakice duke e perfshire ne radhe te pare komunitetin serb u ka siguruar me Kushtetute me ligj dhe ne praktike mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive civile dhe njerezore demokratike e kombetare pertej standardeve me te avancuara nderkombetare.
Fushata me e re antishqiptare qe po shohim dhe po degjojme nuk eshte vetem kunder Ushtrise lirimtare te Kosoves nuk ka te beje vetem me te kaluaren dhe nuk drejtohet vetem kunder Kosoves sepse ajo si ne loje bilardoje synon te rrezoje shume figura pernjehere duke i demtuar te ardhmen Kosoves dhe miqve e saj qe u solidarizuan me te ne kohe te veshtira te luftes dhe ne kohe paqeje te shtet-ndertimit.
Jemi te vetedijshem se as fabrikuesit e tyre nuk i besojne keto akuza por edhe ata jane te vetedijshem qe derisa te vertetohen si shpifje ne syte e opinionit publik nderkombetar imazhi i shtetit te ri te Kosoves do te jete demtuar rende. Nuk ka me rende se kur te ndershmit i kontestohet ndershmeria. Kosova eshte prekur ne palce ne ndershmerine e saj te shenjte ne vlerat me te cmuara historike dhe aktuale.
Ne kerkojme nga drejtesia qe urgjentisht te merret me trajtimin e kesaj lende sepse sa me pare ajo ta thote fjalen e vet perfundimtare aq me i vogel do te jete demi publik qe na eshte bere dhe aq me shpejt do te vendoset ne vend dinjiteti yne i neperkembur.
Une besoj ne drejtesine prandaj jam i bindur se ajo nje dite do te hedhe drite te plote mbi keto kualifikime arbitrare denigruese dhe shpifese. Jam i sigurt se akuzat e Dik Martit kurre dhe ne asnje gjykate nderkombetare te asnje niveli nuk do te konfirmohen.
Kosova deri ne qershorin e vitit 1999 ka kerkuar nga vendet e Demokracise Perendimore ta shpetonin nga politika shfarosese serbe e Miloshevicit e cila asnjehere nuk u denua nga Dik Marti por u mbeshtet. Kurse tani eshte e detyruar te kerkoje ta mbrojne nga njeriu i veshur me petkun e anetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.
Ne rrethana te tilla na imponohet nje pyetje per senatorin Dik Marti dhe mbeshtetesit e tij Nese themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrise lirimtare te Kosoves me gjithe rrezikun e madh per jeten e tyre te familjeve dhe te femijeve te tyre te popullit qe rrezikohej per debim dhe per shfarosje u paska pas rene ne mend deri dhe trafikimi me organet e njerezve me arme dhe me droge ai duhet te tregoje ne cilen klinike zvicerane apo vendi te KE-se ne cilet individe u transplantuan ato nga cili vend apo nga cili trafikant u blene armet dhe ku u shiten ato pasi UK nuk kishte armatim te mjaftueshem. Cili ishte rrjeti i trafikimit te droges prej nga merrej ajo dhe ku perfundonte Sdo mend se dicka e tille dhe fantastike mund te ndodhe vetem ne filmat me supermen por kurre ne kushtet tona te veshtira te kufizuara qe shpesh duhej te luftohej per jete a vdekje. Nese senatori zviceran pergjigjet ne keto pyetje ne kemi gatishmerine te pergjigjemi ne cilendo gjykate zvicerane ose ne cilindo vend tjeter te Keshillit te Europes.
President i Kosoves

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›