E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, të hënën në një seancë të jashtëzakonshme për përmbytjet

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e hënë në një seancë të jashtëzakonshme për zonat e përmbytur në qarkun e Shkodrës.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e Kuvendit e cila thekson se seanca e parë për vitin 2010 do t'i kushtohet fatkeqësisë natyrore të Shkodrës.
"Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë njofton se seanca e ditës së hënë, datë 18 janar 2010, do të jetë seancë e jashtëzakonshme, kushtuar përmbytjes nga fatkeqësia natyrore e Shkodrës" thuhet në deklaratën për shtyp të botuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›