Topalli letër deputetëve të PS: Nëse nuk vini në Kuvend do t'ju digjen mandatet
Kryeparlamentaria Jozefina Topalli zyrtarizon dekleratën e saj për mandatet e deputetëve socialist. Përtej dekleratave në media, zonja Topalli ka nisur një letër individuale drejtuar 64 deputetëve socialistë të cilëve u kërkon që të kthehen në Kuvend ditën e hënë dhe ti japin fund bojkotit të parlamentit. "Me 6 mars mbushen plot 6 muaj" thekson Topalli në letrën e saj- nga mbledhja e legjislatures se 18- të.
Ju njoftojmë se në këtë seancë ju keni mundësi t'i jepni fund bojkotit dhe të mos lejoni mbarimin e mandatit tuaj si për shkak të mosbërjes së betimit ashtu dhe për shkak të mospjesmarrjes në Kuvend për 6 muaj me rradhët. Ju njoftoj se seanca e parë do të jetë debati për gjendjen e emergjencës civile në Shkodër" citon letra e Topallit, drejtuar deputetëve socialist. Përmes kësaj letre zonja Topalli apelon edhe një herë tjetër opozitën të braktisë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, aty ku sikundër është shprehur ajo herë pas herë është vendi i një opozitë të ndërgjegjshme dhe që punon për interest integruese të vendit. Që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, madje nuk ka bërë as betimin si deputet, në shenjë proteste për parregullsitë që janë bërë me zgjedhjet e 28 qershorit sipas tyre. Kjo forcë politike ka ndërmarrë aksion protestash massive në të gjithë vendin duke kërkaur hapjen e kutive si e vetmja mënyrë për të bërë trasparente zgjedhjet e 28 qershorit.