Kryetarja e Kuvendit bashkëbisedon me studentët e Universitetit të Elbasanit për dhunën në familje. Kryetarja e Kuvendit: "Në emër të bashkimit të shoqërisë nuk mund të flasë një njeri që nuk ka bashkuar familjen e tij të vogël."
Çështja e dhunës në familje ishte një ndër temat kryesore të bashkëbisedimit, mes Kryetares së Kuvendit dhe studentëve të Konviktit të Universitetit të Elbasanit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta, të bëra mbi këtë temë nga studente të zonave të ndryshme përreth qytetit të Elbasanit, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha:
Refuzoj të pranoj që një person, i cili ka qenë i paaftë për të mbajtur një familje, të flasë për
bashkim të një shoqërie, që është familja e madhe shqiptare.
Nuk mund ta pranoj si dhembshuri hipokrizinë e shfaqur në rastin e nënë Feridesë.
Nuk mund të pranoj që, në emër të bashkimit të shoqërisë, të flasë një njeri, që nuk ka bashkuar familjen e tij të vogël.
Në qoftëse pranojmë këtë, ne nuk jemi të vertëtë me veten tonë, me ndërgjegjen tonë, me nënat, fëmijët dhe familjet tona."