E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama përshëndet zgjedhjen e Jahjagës: Pjekuri politike

PRISHTINE-Presidenti amerikan Barak Obama e ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete Jahjagës si presidente të Kosovës si dëshmi "të pjekurisë politike në rritje në Kosovë".

Këto vlerësime Obama i ka bërë në mesazhin e urimit dërguar presidentes së Kosovës.

Në mesazh Obama thekson se "Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës".

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar përpara reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumëetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit", përfundon mesazhi i presidentit amerikan për homologen e tij kosovare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›