E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi voton Ilirjana Nanon në krye të Komisionit Rregullator të KQZ-së, zgjidhen dhe 4 anëtarët

Kuvendi ka miratuar me 116 bota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim Ilirjana Nanon në krye të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deputetët kanë zgjedhur gjithashtu dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ,-së, si më poshtë: Arben Ristanin i votuar me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër; Dritan Çakën me 116 vota pro, 2abstenim dhe 2 kundër; Bledar Skënderin me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër; si dhe Helga Vukajn me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër.

“Ilirjana Nano votohet si kryetare e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 116 pro, 2 abstenim dhe 2 kundër. Arben Ristani anëtar i Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundër; Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër ; . Bledar Skënderi  anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, 113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundër; Helga Vukaj zgjidhet anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ me 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër”, deklaroi Kryeparlamentari Niko Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›