Kuvendi voton sot perberjen e KQZ-se
Deputetet do te votojne sot per shtate anetaret e rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dy dite pas skadimit te afatit ligjor, ligjvenesit do te votojne anetaret e rinj te komisionit qe do te pergatise zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Te gjitha partite politike qe kane te drejten e anetarit ne KQZ, kane dorezuar tashme propozimet e tyre. Jo pak kandidate, jane aktualisht anetare te komisionit te larte zgjedhor, te cileve mandati ju nderpre me ligjin e ri te zgjedhjeve. Ndersa ne postin e kreut te ketij komisioni, Partia Demokratike, e cila te drejten te kete kreun e komisionit ka sugjeruar Arben Ristanin dhe Albana Vokshi. Mes tyre do te zgjedhe opozita.