PS: Qeveria fsheh papunesine, s'ka program
Partia Socialiste ka akuzuar Qeverine se po fsheh papunesine e vertete ne fshat. Ne nje deklarate per shtyp, Nensekretari per Programin ne kete parti, Ervin Bushati, deklaroi se papunesia eshte problemi madhor i shqiptareve dhe Qeveria Berisha nuk ka bere asgje per te ulur papunesine ne fshat. Sipas tij, asnje program a nisme nuk ka ndermarre kjo qeveri per te punesuar zonen rurale. "Ne fshat papunesia eshte akoma me kercenuese sepse shume pak njerez e kane mundesine te punesohen prane zonave rurale ne te cilat jetojne, pavaresisht shifrave te pretenduara nga qeveria", beri te ditur Bushati. Sipas selise roze, ndikimi i papunesise ne jeten e familjeve ne fshat shkakton nje gjendje ekonomike te renduar dhe probleme sociale nga me dramatiket. Bushati theksoi se papunesia eshte problemi real qe rrenon jeten ne fshat sepse ne keto zona mundesite per te siguruar nje jetese dinjitoze nepermjet punes se ndershme jane shume te rralla. "Ne ndergjegjen e te gjitheve, mungesa e mundesise per te siguruar nje jetese dinjitoze me aftesite personale, eshte sa e veshtire ekonomikisht aq dhe e rende psikologjikisht. "Ne zonat rurale, pamundesia per te pasur nje pune i shtyn banoret e ketyre zonave drejt emigracionit nderkohe qe shteti i tyre nuk ka asnje politike te qarte per te hapur fronte te reja pune", u shpreh zyrtari socialist. Sipas Bushatit, Partia Socialiste eshte e ndergjegjshme se sektori bujqesor ka nevoje per politika qe te nxisin rritjen e produktivitetit, ne menyre qe ata qe figurojne si te punesuar ne kete sektor te mos jene te nen-paguar. "Gjithashtu, ka nevoje per trajnime dhe shkolla profesionale per te rritur aftesite dhe produktivitetin e forces se punes ne kete sektor", propozoi Nensekretari per Programin ne partine me te madhe ne opozite. Partia Socialiste ka bere te ditur se te gjitha propozimet e saj per uljen e papunesise do t'i paraqese ne programin per bujqesine e zhvillimin rural. Vitet e fundit ekonomia globale ndodhet ne nje krize. Kjo ka bere qe ne te gjitha vendet te rrite papunesia. Qeverite e shteteve te ndryshme nepermjet paketave te ndryshme te masave po perpiqen qe kriza e ekonomise globale te perballohet me sa me pak probleme per qytetaret.
Denis Dedej
Denis Dedej