E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet janari, pronaret pa leke

Rozeta Rapushi

Pronaret mbeten serish pa leke. Fondi prej 5 milione $, i premtuar se fundmi se do te shperndahej brenda 31 janarit, u shty per te shumten here. Ndryshimet ne administraten e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP), dhe ne menyre te vecante kreut te saj, duket se sollen problemet e para. Ish kreu i agjencise, Tunxh Vatnikaj, premtoi ne fillim te ketij viti, se fondi prej 5 milione $, do te shperndahet brenda muajit janar. Po shpresa u shua me nderrimin e tij ne drejtimin e agjencise, pikerisht javen e fundit te muajit janar. Ne momentin kur pritej ndarja e fondit prej 5 milione dollaresh per kompensimin e ish pronareve, qeveria shkarkoi dje me nje vendim te posacem, kryetarin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj. Ne keto kushte, duket qarte se procesi i kompensimit te ish pronareve, hyri ne nje tjeter udhekryq. Nje prej anetareve te shoqates "Pronesim me Drejtesi", Rreshit Vorbsi tha dje per Gazeten "Koha Jone", se nuk kane asnje njoftim me, se kur do te mund t'ju kompensohet prona e zene, me parate e buxhetit te shtetit. Sipas tij, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka rene ne heshtje dhe se cfare do te behet me parate e shtetit te caktuara per to, ende nuk dihet. "Nuk na kane njoftuar per asgje. Qeveria tha se do te na i shperndante fondin prej 5 milione dollaresh, brenda muajit janar, por asgje nuk eshte bere. Ne nuk e dime as se ku ka ngecur ky proces tashme", u shpreh Vorbsi. Pas zevendesimit te Vatnikaj, tashme ne krye te Agjencise eshte vene Elvis Cefa me vendim qeverie. Zevendesimi u be pikerisht ne periudhen kur, fondi prej 5 milione $, i percaktuar per kompensimin e pronareve per vitin qe shkoi, u dogj. Vetem pak dite para largimit, ish kreu agjencise Vatnikaj, u shpreh se fondi prej 5 milione dollaresh per pronaret, do te ndahet brenda ketij muaji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›