E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te ndahen fondet per ish pronaret e tokave

Rreth 740 dosje, jane depozituar deri ne janar te ketij ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, per te perfituar nga fondi prej 5 milione dollaresh i buxhetit te shtetit per kompensim. Agjencia e Kthimit te Pronave, ne baze te deklaratave te ish kreut Tunxh Vatnikaj, ishte duke u marre me shqyrtimin e dosjeve dhe perfundimin e procesit te verifikimit te dokumentacioneve, per te mundesuar shperndarjen e parave. Vetem pas mbylljes se ketij procesi, do te nise perllogaritja e parave qe do te perfitonin pronaret nga kompensimi, i cili eshte i reduktuar ne 200 m2. Ende nuk jane bere publik emrat e pronareve qe do te perfitojne kompensimit. Shperndarja e parave kete vit, nuk eshte parashikuar te behet ne baze te shortit, por ne baze te dosjeve te depozituara nga pronaret e ligjshem te tokave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›