E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezart Taçit nesër i komunikohet masa e sigurisë

Biznesmenit Rezart Taçi i cili akuzohet për dhunimin e gazetarit Mero Baze do t'i komunikohet masa e sigurisë ditën e nesërme. Masa e sigurisë do t'i komunikohet nga Gjykata e Tiranës. Dje pasdite presidenti i kompanisë Taci Oil, Rezar Taçi është vetëdorëzuar në ambjentet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku edhe po qendron në izolim . Ai akuzohet se më datë 3 nëntor bashkë me rojet e tij kanë goditur gazetarin dhe botuesin e gazetës "Tema" Mero Baze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›