E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendim me Sami Frashërin

Vargje nga Arben Duka

Sami Frashëri fli i qetë,

Mbi ato lulet e njoma,

Shqipja do bëhet vërtetë,

Por ka rrugë të gjatë akoma!

Vepra jote ka plot vlerë,

Se ka brenda thelbprofeti,

Po këtu tani është dhjerë,

Qeveria dhe pushteti!

Po të them e sbëj shakara,

Se shakara sbën poeti,

Populli dhjetë hapa para,

Është gjithmonë nga pushteti!

Se ky popull mbushi botën,

Kudo shqipot ndezën flakët,

Po këtu ku kemi kokën,

Janë në krye turkoshakët!

Këtu ka civilizim,

Se e kemi në gjenezë,

Po pushteti vendit tim,

Me ne është në antitezë!

Shqipëria do të bëhet,

Kur të shporri ca kusarë,

Dhe të vëmë në vend të tyre,

Më të ndershmit shqipëtarë!

Të tillë ndoshta skemi shumë,

Sot për sot në Shqipëri,

Po ca emra ti jap unë,

Për të bërë një qeveri!

Them një qeveri tamam,

Jo një qeveri për qoka,

Gjer më sot kemi lënë nam,

Qelbur është peshku nga koka!

O Sami që dritë shkrove,

Sa të iki frymë e vjetër,

Shqipërinë që ëndërrove,

Neve do ta bëjmë patjetër!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›