Kuvendi,votoi buxhetin e 2009-ës

Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë votoi nen për nen projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2009". Edhe me kundërshtimet e opozitës që e cilësonte këtë buxhet tërësisht elektoral kuvendi e miratoi nen për nen me 76 vota pro dhe 34 vota kundër këtë buxhet . Sipas opozitës buxheti nuk merr në konsideratë shtresat e varfëra dhe nuk ka një fond në rast se kriza botërore prek shqiperinë Vetë kryeministri Berisha e cilësoi këtë projekt-buxhet si më të rëndësishmin e mandatit të tij qeverisës. Sipas kryeministrit Berisha ky buxhet dyfishon pagat dhe pensionet dhe është në gjëndje të përmbushë të gjithë premtimet elektorale duke e ftuar opozitën të votojë për këtë buxhet.