Kuzhe: “Ardhja e Realit, një gjë e bukur”

(ALBANIA SPORT) - Pas pak ditësh (më 20 janar), në Shqipëri do të luajë Reali i Madridit në një miqësore me modestët e Gramozit të Ersekës, por të përforcuar edhe me disa lojtarë nga ekipet e tjera. Trajneri Kuzhe e sheh me nota optimiste këtë miqësore. “E shoh si mundësi të madhe. Të vijë një ekip i madh në Shqipëri e të shohësh disa nga lojtarët më të mëdhenj në botë është bukur. Do të jetë bukur për futbollin shqiptar”. Gjithsesi, vetë trajneri Kuzhe nuk do ta këtë fatin ta shijojë nga impianti ndërkombëtar i “Qemal Stafës” këtë ndeshje, pasi do të jetë me mision pune në Greqi.