Miqësore, Vllaznia – Vllaznia U-19 4-0

(ALBANIA SPORT) – Vllaznia fitoi 4-0 miqësoren me skuadrën Vllaznia U-19 të klubit. Takimi u zhvillua në Ulqin. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika. Tre lojtarë ishin në provë me Vllazninë në këtë takim, dy portierët Vujadonoviç ( u aktivizua si titullar) dhe Herovlje, si dhe mesfushori Miroviç.