Kuzhe : Sulmi shqiptar me të ardhme

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, beson se sulmi shqiptar ka një të ardhme të sigurt. Këtë ndjesi kroatit ja konfirmoi edhe zbori i zhvilluar në Antalia, ku sipas tij reparti i sulmit i dha sinjale të mira. “Po, pashë disa lojtarë të mirë dhe premtues. Bala, Shkurtaj, Roshi, Cikalleshi janë një potencial i madh për të qenë të suksesshëm në të ardhmen. Mund të përfshihen ne ekipin e parë, përse jo, nëse do të vazhdojnë të punojnë me seriozitet”. Kuzheja nuk e fshehu aspak se Shkurtaj i kishte bërë përshtypje të mirë. “Është vetëm 17 vjeç, por ka potencial të madh si sulmues. Jam i bindur 100 për qind se ai do të luajë në të ardhmen në ekipin kombëtar”.