E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe në Greqi për gjueti talentesh

(ALBANIA SPORT) - Trajneri Kuzhe do të jetë në Greqi për të parë nga afër disa nga lojtarët shqiptare që aktivizohen në kampionatet e niveleve të ndryshme.
“Po,  do të jem në Greqi-  tha Kuzhe per Albania-sport. com- për të ndjekur nga afër së bashku edhe me trajnerin Bushati (U-21) dhe Shehu (U-19) grumbullimin me lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Greqi. Nuk do të shoh vetëm Vasil Shkurtajn (luan me Olimpiakosin U-21), por dhe shumë lojtarë të tjerë”.
Grumbullimi do të bëhet nga data 18 deri në 21 janar. Në listën paraprake të grumbulluarëve (datëlindja 1990 dhe 1991) janë lojtarë që luajnë me Larisën, Arisin, Elefsinën, Ethnikos Asterias, Dafnin, Ergotelis, Levadiakosin, Rotsën, Asterias Tripolis, Olimpiakos Korop, Kesarianit, Atromoitosin, Ionikosin, Paok, Egaleos, Glyka Nerës, Niki Volu.
“Gjithsesi, nuk do të humbas derbin Tirana-Dinamo, do të jem në Shqiperi atë ditë”. Tirana-Dinamo do te luhet më 24 janar në “Qemal Stafa” (ora 18:00).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›