E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Rezolute per Kosoven, ne Konferencen Islamike

Organizata e Konferences Islamike do te kete ne tavoline nje rezolute ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, te henen. Rezoluta eshte hartuar nga Shqiperia, ndersa mbeshtetet nga Arabia Saudite dhe Turqia. Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani jane kunder. Nese miratohet, do te jete ndihmese e madhe per njohjen e Kosoves nga vendet anetare te kesaj organizate. Edit Harxhi beson se kjo mund te ndodhe

PRISHTINE - Organizata e Konferences Islamike (OIC) pritet te miratoje nje rezolute ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, ne fund te Samitit te 36 te ministrave te Jashtem te vendeve anetare te organizates. Samiti ka filluar punimet te shtunen ne kryeqytetin e Republikes Arabe te Sirise, Damask, derisa Rezoluta pritet te hidhet per miratim ne permbyllje te takimit, pasditen e se henes. Rezoluta eshte hartuar nga Shqiperia, ndersa ka mbeshtetjen e Arabise Saudite dhe Turqise, tri vende keto anetare te perhershme te OIC-se, te cilat kane njohur pavaresine e Kosoves. Burime nga Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise thone se ne rezolute jepet nje pasqyre e shkurter e rrethanave historike te zhvilluara ne Ballkan, lufterat e pergjakshme ne vendet e ish-Jugosllavise, si dhe faktet qe deshmojne se Kosova eshte nje rast sui generis. "Rezoluta ne menyre eksplicite u ben thirrje vendeve anetare te OIC-se qe ta perkrahin shpalljen e pavaresise se Kosoves", ka thene nje diplomat shqiptar per Express.

Edit Harxhi, zevendesministre e Puneve te Jashtme e Shqiperise, nuk ka dashur te flase rreth tekstit te rezolutes, por ka thene se shpreson se kjo rezolute do te perkrahet nga vendet e OIC-se. "Rezoluta eshte hartuar nga Shqiperia. Presim perkrahje nga vendet anetare", ka deklaruar Harxhi, per Express. "Por u takon shteteve anetare qe te vendosin se cfare qendrimi do te mbajne kundrejt kesaj rezolute", ka shtuar ajo.

Te shtunen mbrema, drejt Damaskut ka udhetuar edhe ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Lulzim Basha, i cili pritet te negocioje me homologet e tij per perkrahjen e rezolutes per Kosoven. Basha, bashke me homologun e tij nga Arabia Saudite dhe Turqia, nderkaq, do te jene zeri i Kosoves ne kete samit, pasi qe vendi yne nuk ka derguar askend ne kryeqytetin sirian.

Vlora Citaku, zevendesministre e Puneve te Jashtme, thote se edhe kjo Ministri eshte ne kontakte te vazhdueshme me OIC-ne. "Ministria e Puneve te Jashtme ka qene ne kontakte te vazhdueshme me Sekretariatin e Organizates se Konferences Islamike, si dhe me delegacionet e shteteve vec e vec", ka thene Citaku. "Dhe, ndonese nuk jemi te perfaqesuar atje si Ministri, besojme se zeri i Kosoves do te degjohet", ka shtuar. Zevendesministrja e Puneve te Jashtme nuk eshte deklaruar nese ka gjase qe kjo rezolute te miratohet te henen. "Nuk do doja te deklarohesha paraprakisht. Gjithsesi e dime qe Shqiperia dhe vendet e tjera jane duke punuar intensivisht qe kjo rezolute te kaloje", ka thene Citaku. Sipas saj, miratimi i kesaj rezolute do te ishte nje ndihmese per njohjen nderkombetare te Kosoves. "Rezultat do te ishte nje ndihmese e madhe. Por, miratimi i kesaj rezolute nuk mund te perkthehet automatikisht ne njohje nga ato shtete", ka shpjeguar ajo. Organizata e Konferences Islamike praktikon qe rezolutat e saj te miratohen me konsensus te plote nga vendet anetare. Nese ka kundershtime rreth nje rezolute, atehere ajo nuk hidhet fare ne votim formal. Diplomati shqiptar qe foli ne kusht anonimiteti per Express, ka shpjeguar se Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani qysh tash kane shfaqur kundershtimin e tyre per rezoluten ne perkrahje te pavaresise se Kosoves. Sipas tij, kjo mund te coje deri te ndryshimi i tekstit te rezolutes, gje te cilen nuk e deshirojne sponsoret e saj.

Samiti

Samiti i 36 i ministrave te Jashtem te vendeve anetare te OIC-se po shqyrton rolin e kesaj organizate ne mbeshtetje te paqes dhe evitimin e konflikteve ne rajonet me popullsi myslimane. Shtetet perendimore, por edhe disa prej anetareve te OIC-se, edhe me pare kane provuar t'i bindin shtetet pjesemarrese qe ta perkrahin pavaresine e Kosoves, por nuk ia kane dale. OIC-ja, deri tani ka miratuar vetem nje rezolute ne perkrahje te Propozimit gjitheperfshires te presidentit Martti Ahtisaari.

Zera kunder, dominon Serbia

Kunder kesaj rezolute eshte Serbia. Sic raportojne mediat serbe, Beogradi zyrtar po mundohet qe t'ua propozoje vendeve anetare te OIC-se nje amendament qe ta ndryshojne kete rezolute, ne menyre qe nga ai tekst te hiqet kerkesa per njohjen e pavaresise se Kosoves. Sipas agjencise serbe te lajmeve, Fonet, ne Ministrine e Jashtme te Serbise eshte thene se Vuk Jeremic ka biseduar me 15 shefa te diplomacise te vendeve anetare te Konferences per kete ceshtje.

Thirrje e gjere perendimore

Dy dite me pare, sekretari i puneve te Jashtme i Britanise se Madhe, David Miliband, gjate nje fjalimi te mbajtur ne Qendren per Studime Islamike ne Oxford, u ka bere thirrje shteteve te Organizates se Konferences Islamike qe ta njohin pavaresine e Kosoves. "Ka rendesi shume te madhe qe te jemi te involvuar dhe te sigurojme pavaresine e Kosoves dhe keshtu te largohemi nga armiqesia e viteve '90 dhe te ndertojme nje te ardhme paqesore dhe me perspektive", ka thene Miliband perpara te pranishmeve. "Ne shpresojme shume qe ne Konferencen Islamike qe do te mbahet javen e ardhshme, te mbeshtetet me nje deklarate edhe shpallja e pavaresise se Kosoves", ka shtuar sekretari i Jashtem britanik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›