E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetesues, ngacmimi seksual ne shkolla

Anketa e bere me 200 nxenes te shkollave te mesme te komunes se Ferizajt, ka deshmuar se ngacmimi seksual i nxenesve nga ana e arsimtareve eshte ne shkalle alarmante. Mbi 45 per qind te nxenesve kane pohuar se arsimtaret e tyre i ngacmojne seksualisht. Kjo e dhene ka dale nga raporti i grupit "Activa", i cili perbehet nga nxenesit e Gjimnazit "Kuvendi i Arbrit" dhe qe vepron ne kuader te organizates joqeveritare INPO, ne Ferizaj. Drejtori i Qendres per Pune Sociale ne Ferizaj, Shyqeri Mehmeti, ka thene se jo vetem ngacmimet seksuale, por edhe rastet e abuzimit seksual jane ne shkalle shqetesuese. Ai ka thene se qendra e tij ka trajtuar 27 raste te tilla, duke shprehur friken se rastet e tilla kane qene shume me shume, por qe nuk jane raportuar ne kete qender. "Keto dukuri i kemi te shprehura edhe te te rriturit, perkatesisht ne institucionet publike, ndersa ne ndermarrjet private kjo gjendje eshte teper shqetesuese", ka thene Mehmeti, i cili ka kerkuar nje koordinim me te mire te institucioneve qe jane te obliguara te merren me keto ceshtje. "Infrastruktura ligjore per keto ceshtje nuk na mungon, por vetem duhet respektuar ligjin", ka thene Mehmeti. Edhe neuropsikiatri nga QKMF-ja, Muharrem Asllani, ka thene se keto raste jane shume shqetesuese. "Ka pasur raste qe personalisht me eshte dashur te intervenoj te prokurori qe te ndalen personat qe kane shkaktuar ngacmime te tilla, madje edhe kercenime per keto qellime", ka thene Asllani, i cili ka pershendetur punen e grupit "Activa", edhe per faktin se kjo teme te ne ende vazhdon te jete tabu.

Ndihme, por ku?

Koordinatorja e grupit "Activa", Rina Demiri, ka thene se anketa ka zbuluar se nxenesit nuk dine nga kush te kerkojne ndihme ne raste te tilla. Nisur nga ky fakt, adoleshenteve u jane shperndare fletepalosje me rezultatet e anketes dhe me rekomandimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›