E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetaret serbe, ne Shoqaten e Gazetareve Profesioniste

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Kosoves (AGPK) njoftoi sot se gjate javeve te ardhshme do te beje anetaresimin e dhjetera gazetareve serbe dhe rome te Kosoves ne Kuvendin e saj. Kurse lajmeroi se do ta shtoje numrin e anetareve te bordit edhe per dy persona nga keto dy komunitete. "AGPK konsideron se anetaresimi i gazetareve te ketyre dy komuniteteve tregon per seriozitetin e shoqates ne mbrojtjen e te drejtave te gazetareve pa dallim etnie ne Kosove dhe mbrojtjen e gazetarise se pavarur dhe profesionale ne Kosove", theksohet ne nje komunikate te leshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›