Kuzhe Kenaqem edhe me 5 pike te tjera ne grup
Ai eshte treguar i kujdesshem te ruaje optimizmin dhe atmosferen por nuk ka thene se cfare kerkon te arrije si trajner i Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012. Kete gje se ka bere para shqiptareve por kjo nuk do te thote se ai nuk i ka idete e qarta ne koke. Josip Kuzhe ne nje interviste te dhene per mediat boshnjake ka pohuar se deshiron qe gjate ketij edicioni skuadra jone te mund te marre te pakten edhe pese a gjashte pike. Ne nje interviste per Prijedor.ba Kuzhe ka thene gjithashtu se ne Grupin D nuk ka asnje surprize dhe se gjithcka ka shkuar ashtu sic e kishte parashikuar ai.
Patet probleme te renda shendetesore a jeni me mire tani
Po sigurisht qe po. Jam rikuperuar plotesisht dhe kete e tregoi edhe fakti qe ne ndeshjen kunder Maqedonise isha ne stol aty ku e kam vendin.
Sigurisht kalova nje nga momentet me te veshtira te jetes sime por fatmiresisht ia dola.
A i keni pare shpesh pamjet Shqiperi-Bosnje dhe cfare komenti keni
Une i kam pare disa here ato pamje dhe mendoj se pavaresisht se Bosnja eshte superiore sa i perket kualiteteve skuadra ime eshte me e forte sa i perket karakterit qe ka. Padyshim qe ne na bente pune edhe nje barazim ndersa ju duhej te fitonit patjeter dhe kjo perbente nje presion per ju. Nese do te kisha qene vete ne stol mund edhe tju kishim bere ndonje rreng te hidhur dhe tju kishim mundur. Gjithsesi jam shume i kenaqur nga puna e bere nga ndihmesi im Mustedanagic.
Sa shanse ka Shqiperia per te ardhmen ne kete grup
Qellimi yne eshte te grumbullojme sa me shume pike dhe te leme pas dy skuadra por dihet qe kjo do te jete e veshtire. Me duhet te them se ne nuk bejme pjese ne rangun e ekipeve si Franca Rumania dhe Bosnja. Jemi padyshim nje skuader modeste qe synon te shkoje larg. Kemi nje grup lojtaresh te mire por gjithsesi nuk mund te enderrojme me shume sesa duhet.
Si i shihni rezultatet e deritanishme
Normale sipas logjikes. Nuk ka asgje spektakolare. Me duhet te them se Rumania eshte paksa surprize. Trajneri Razvan Lucesku ka nje grup lojtaresh te shkelqyer por nuk po i harmonizon dot. Kjo tregon se ai ende nuk eshte ne nivelet e babait te tij Mircea Luceskut.
Po Bosnja
Ka potencialin per tu renditur e dyta.
Si mund te renditemi te dytet kur barazojme me Shqiperine
Te mos e ekzagjerojme. Shqiperia eshte nje kocke e forte per te gjithe. Ju siguroj se edhe Franca me Rumanine nuk do ta kene aspak te lehte. Pastaj mos e beni drame sepse skuadra ime mori nje barazim 1-1 kunder Rumanise ne transferte. Une mendoj se ajo ishte ndeshja me e mire qe skuadra ime ka zhvilluar qe nga koha kur une e drejtoj ate.
Cili eshte objektivi juaj si trajner i Shqiperise
Shpresoj shume qe te marrim edhe pese ose gjashte pike ne keto eliminatore. Do te jete tejet e veshtire megjithate une jam i bindur se mund ta bejme kete. Me pas te shohim.
Jetmir Halilaj