E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re perplasje ministri-bashki

/ /

Nje dite pas berjes publik te lajmit per ngritjen e saj ministri Olldashi deklaroi se ne kete rast kemi te bejme me nje mashtrim te besimtareve myslimane nga kryebashkiaku Edi Rama. Prapa Pallatit te Kultures jane te parashikuara dy kulla te cilat pavaresisht lartesise per cdo njeri normal nuk ngjajne me minare. Zoti Rama ka genjyer ka genjyer sikurse i genjeu besimtaret myslimane kater vjet me pare tha dje ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Fill pas kesaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranes. Trishtim i madh qe makina e baltes nuk pushon edhe ne kete dite te shenuar te paqes njerezore dhe harmonise fetare. Edhe me shume trishtim kur nje minister prish kete qetesi per dicka qe ska si te mos e dije po ben sikur nuk kupton. Xhamia e re eshte parashikuar ne planin francez dhe mbi ate plan qendron i gjithe angazhimi yne. Zoti e falte delen e Perendise qe ka humbur brenda kostumit te ministrit te partise reagoi Florion Seriani zedhenes i Bashkise se Tiranes. Ndersa situata ka qene e nxehte ne Tirane ne Durres eshte bere paqe mes bashkise dhe Myftinise. Vetem nje dite me pare gjykata bllokoi investimin ne qender te Durresit pas kerkeses se Myftinise e cila pretendon se i jane tjetersuar 40 m2 vakef. Por dje kryebashkiaku Vangjush Dako duke respektuar diten e shenuar per besimtaret myslimane ka anashkaluar perplasjen per pronen duke realizuar nje vizite ne seline e Komunitetit Mysliman ne xhamine e qytetit te Durresit. Prej andej ai ka bere urimin e tij per besimtaret myslimane. Nga xhamia e qytetit kryebashkiaku Dako ka shprehur gjithashtu edhe vullnetin per ndertimin e nje xhamie te re. Sipas tij eshte diskutuar me perfaqesuesit e komunitetit mysliman te qytetit per te studiuar nje vend per ndertimin e nje xhamie te re. Megjithese mundesite i kemi te pakta vullneti ekziston plotesisht u shpreh Dako. Shkoder mbushen 20 vjet nga falja e pare

SHKODER - Mbushen 20 vjet qe nga falja e pare ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder e cila bashke me meshen e organizuar pak dite me pare shenoi veprimtarite e para fetare pas nje nderprerje gati cerekshekulli ne vendin tone. Pikerisht 20 vjet me pare me 16 nentor 1990 qyteti i Shkodres do te mposhte friken e rrezikun e diktatures qe ndonese ne grahmat e fundit vazhdonte te ishte prezente dhe do te rihapte pas 23 vjetesh objektet e kultit duke zhvilluar dhe ritualet perkatese. Me 16 nentor 1990 ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder u be falja e pare e xhumase. Pikerisht ne diten e Kurban Bajramit ka perkuar 20-vjetori i kesaj date te shenuar e cila u ka kujtuar te gjithe besimtareve dhe qytetareve diten kur kleriku i njohur e i nderuar mysliman Haxhi Hafiz Sabri Koci i burgosur per mbi 20 vjet nga regjimi komunist priu besimtaret ne kete falje. Te rinjte per siguri nga ndonje incident i organizuar apo dhe i rastit e moren Hafiz Sabriun naten pa gdhire dhe e cuan ne shtepine e familjes se nderuar Myftia prane xhamise se Plumbit i vetmi objekt kulti mysliman qe kishte mbetur ne kembe pa u shembur nga diktatura nga 36 te tilla qe kishin qene ne qytetin e Shkodres deri ne vitin 1967. Djemte e kesaj familjeje e shume qytetare te tjere e percollen permes popullit deri ne tribunen e ngritur para Xhamise se Plumbit. Figura e Sabri Kocit eshte nderuar dje ne Shkoder me titullin Qytetar Nderi nga Keshilli Bashkiak. Per here te pare kete vit Kurban Bajrami eshte falur ne rrugen ne qender te qytetit prane Hotelit Rozafa. Myftinia e Shkodres organizoi dje disa veprimtari ne kujtim te 20-vjetorit te rilindjes se besimit. r.d Olldashi

Ne te gjithe librat e shenjte genjeshtra eshte e denueshme dhe po i kujtoj zotit Rama qe meqenese jemi ne dite Bajrami dhe ai i genjeu myslimanet ne dite Bajrami ne suren 51 te Kuranit thuhet Qofshin mallkuar genjeshtaret. Shpresoj qe te gjithe besimtaret myslimane te cilet ai i genjeu ne nje dite te shenjte ta mbajne mend kete gje. Bashkia

Trishtim i madh qe makina e baltes nuk pushon edhe ne kete dite te shenuar te paqes njerezore dhe harmonise fetare. Edhe me shume trishtim kur nje minister prish kete qetesi per dicka qe ska si te mos e dije po ben sikur nuk kupton. Xhamia e re eshte parashikuar ne planin francez dhe mbi ate plan qendron i gjithe angazhimi yne. Zoti e falte delen e Perendise qe ka humbur brenda kostumit te ministrit te partise. Permbytja 450 familje nuk festojne

FUSHE KRUJE - Rreth 450 familje te permbytura ne Fushe-Kruje nuk festuan dje Kurban Bajramin. Uji qe vershoi ne banesat e tyre nga dalja e lumit Zeze u demtoi te gjitha pajisjet shtepiake por edhe ushqimet dimerore. Edhe gjate dites se djeshme teksa shumica e shqiptareve besimtare myslimane festonin Kurban Bajramin keta banore e kaluan diten duke pastruar llumin qe ka mbetur ende ne shtepite e tyre. Ne familjen Kodheli eshte vendosur nje dyshek ne korridorin e shtepise qe te flene femijet. Kete vit nuk kishte feste per femijet e mi. Jemi permbytur qe diten e enjte por askush nuk ka ardhur per te pare gjendjen. Per ndihme as nuk behet fjale. Jam ne qiell te hapur me gjithe femijet. Vete jam invalid i verbuar ne kohen qe punoja ne kooperative u shpreh Ibrahim Kodheli. Sipas tij komshinjte e kishin ndihmuar te largonin ujin niveli i te cilit me aq sa i kishin thene kishte shkuar me shume se nje meter. Pellumb Disha eshte nje tjeter banor qe i eshte permbytur shtepia. Kam punuar qe prej 20 vjetesh ne Itali. Gjithcka qe kisha brenda eshte jashte perdorimit. Prej pese ditesh dy femijet nuk i kam pare pasi i kam derguar tek te afermit e mi. Jane 450 familje qe u permbyten por askush nuk ka ardhur ketu u shpreh Disha. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›