Sondazhi i Gallup Shqiptaret me pro BE-se ne Ballkan
Nje vezhgim ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor i kryer nga Gallup Balkan Monitor konstaton se 928 per qind e qytetareve te Shqiperise do te votonin pro anetaresimit ne referendum. Ne Kosove ne vendin qe nga ana formale eshte me larg BE-se pasi ajo nuk zhvillon me kete vend as negociata per heqjen e vizave
mbeshtetja per te hyre ne BE eshte 868 per qind. Shqiperia dhe Kosova jane njekohesisht edhe vendet me te varfra te rajonit por vezhgimi i Gallupit nuk ofron te dhena te drejtperdrejta per shkaqet e pranimit apo te mosmbeshtetjes se nje anetaresie ne BE. Ne Maqedoni vendi qe e ka tashme statusin e vendit kandidat per ne BE 819 e qytetareve jane pro anetaresimit te pasuar nga qytetaret e Malit te Zi 813 e te cileve do te preferonin ta shihnin vendin ne BE.
Ne Kroaci me pak se dy te tretat do te votonin per BE-ne
Ne pergjithesi studimi i Gallupit tregon se mbeshtetja e pergjithshme per integrim ne BE eshte e larte ne Ballkanin Perendimor. Ne te gjitha vendet me perjashtim te Kroacise gati dy te tretat e qytetareve do te votonin ne nje referendum pro anetaresimit ne BE. Fakti qe ne Kroaci ne vendin me prane anetaresimit te BE-se jane vetem 38 e te pyeturve qe do te votonin pro anetaresimit ndersa 43 madje jane kunder anetaresimit ne BE ka shpjegime te ndryshme. Andree Pirk nje analist i Gallupit i pyetur nga D mendon se kjo ka te beje nder te tjera me faktin se njerezit ne Kroaci jane me te ndergjegjshem per veshtiresine e reformave te kerkuara nga BE-ja si kusht per vazhdimin e procesit integrues.
Serbia eshte vendi i vetem ne rajon ku me pak se gjysma e te pyeturve 41 e quajne pozitiv anetaresimin ne BE. Marredheniet me te ngushta te ketij vendi me BE-ne jane penguar nga deshtimi i arrestimit te krimineleve te luftes dhe marredheniet e veshtira me Kosoven. 38 e te pyeturve e shohin Ratko Mladicin si patriot ndersa 19 e tyre e shohin ate si kriminel lufte.
67 e serbeve nuk besojne ne njohjen e Kosoves
Sipas Gallupit 67 e serbeve besojne se Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven dhe nje numer ne rritje nuk jane dakord as me ndarje territoresh. Vetem 126 e serbeve e shohin Kosoven si vend neutral ose miqesor.
Kjo eshte kuota me e ulet e preferences per Kosoven ne rajon ne nje kohe qe mendimin me pozitiv per Kosoven e kane shqiptaret e Shqiperise 85 e tyre e shohin Kosoven si vend miqesor e neutral. Kete qendrim e kane edhe 542 e kroateve dhe vetem 404 e maqedonasve. Mendimi i maqedonasve dallohet lehte kur vjen fjala per shqiptaret e Shqiperise. Sipas Gallupit jane 469 e maqedonasve qe e shohin Shqiperine si vend miqesor apo neutral.
Per kosovaret Shqiperia dhe Maqedonia te preferuarat
Per kosovaret vendi me miqesor/neutral i rajonit eshte Shqiperia 846 e te pyeturve e kane kete mendim. Vendi i dyte ne preference vjen Maqedonia me 469 per qind dhe pastaj Kroacia me 452. per qind. Ndersa jane vetem 64 e kosovareve qe e shohin Serbine si vend neutral dhe miqesor.
Ne te gjitha vendet ballkanike shumica e te pyeturve u ankuan per probleme per te perballuar nevojat e jetes se perditshme. Perqindja e atyre qe u ankuan qe me e uleta ne Kroaci 52 dhe me e larta ne Serbi 78. Te gjithe te pyeturit ankohen edhe per shkalle te ndryshme korrupsioni ne vendet e tyre.
Heqja e vizave rrit emigracionin
Shqiptaret e Shqiperise dhe boshnjaket pyeten ne sondazh nese mendojne se do te rritet shume emigracioni me udhetimin pa viza. Pergjigje pozitive per kete japin ne Shqiperi 389 e te anketuarve dhe ne Bosnje 327.
Deutsche Welle
Auron Dodi