E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe Me Bosnjen me kenaq edhe barazimi

Trajneri i Kombetares Josip Kuzhe thekson se fitorja ne sfiden e 8 tetorit kunder Bosnje-Hercegovines do te ishte rezultati ideal megjithate ai konfirmon se do te kenaqej edhe me nje barazim.

Fitorja do te ishte ideale por do te kenaqeshim edhe me nje barazim. Edhe nese do te merrnim vetem nje pike do te kemi mundesi ta vazhdojme ecurine e rezultateve pozitive dhe te ndodhemi ne pozita te mira ne klasifikim. Ndoshta rezultati yne i kombinuar me rezultatet e ndeshjeve te tjera ne grup do te na lejonte te qendronim serish ne vendin e pare deklaroi tekniku kroat.

Jam i lumtur qe ndeshja me Bosnje-Hercegovinen vjen ne nje moment kur ne skuadren tone ekziston nje atmosfere shume e mire. I kemi nisur eliminatoret me nje barazim ne fushen e Rumanise ndersa me pas regjistruam fitore edhe pse me rezultat minimal perballe Luksemburgut. Jam i bindur se optimizmin qe mbizoteron brenda grupit do ta reflektojme edhe ne fushe kunder boshnjakeve.

Kundershtari per ndeshjen e trete eliminatore ne Grupin D te Euro 2012 qe Shqiperia do te zhvillojne ne stadiumin Qemal Stafa eshte nje prej pretendenteve per tu kualifikuar ne aktivitetin me te rendesishem kontinental. Por edhe pse e vlereson perfaqesuesen boshnjake drejtuesi i stolit kuqezi ka besim te skuadra e tij. Kuzhe i njeh mire rivalet ndersa deklaron se ata nuk duhet te mendojne se ne Tirane i pret nje ndeshje e lehte. Bosnje-Hercegovina meriton respektin maksimal. Ata kane kualitete te jashtezakonshme qe mund ti shkaktojne probleme cdo skuadre tha tekniku 57-vjecar. Gjithsesi ne luajme ne shtepi ne takimet e fundit kemi regjistruar rezultate te mira dhe mbi te gjitha kemi rritur cilesine e lojes. Nje gje mund tua them me siguri ne 8 tetor ne Tirane Shqiperia pret te marre nje rezultat pozitiv. Kuzhe e ka vezhguar perfaqesuesen e Bosnjes gjate muajve te fundit dhe zoteron material te mjaftueshem per kete kundershtar. Trajneri e vuri theksin te fakti se edhe pse Edin Xheko eshte lojtari me i spikatur i tyre Shqiperia duhet te kete kujdes edhe nga individualitetet e tjere. Kam informacione te detajuara per Bosnjen kam vezhguar thuajse cdo ndeshje te tyren qe prej emerimit te Susic. Kane ne ekip dy yje si Xheko e Misimovic por ata nuk jane te vetmit qe mund te na krijojne probleme. Nuk duhet te harrojme Ibricic Pjanic apo Ibisevic. Duhet te luajme mire si kolektiv nuk mund te perqendrohemi vetem te nje ose dy lojtare duhet te sakrifikojme per te marre rezultat me 8 tetor perfundoi Josip Kuzhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›