E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgenjimi i Currit Nuk e ndihmoj dot Kombetaren

Tashme eshte e konfirmuar zyrtarisht Debatik Curri ka pesuar nje demtim te rende ne ligamentet e gjurit. Nje gje e tille e ka zhgenjyer se tepermi futbollistin e Kombetares shqiptare dhe njekohesisht te Genclerbirligi. Futbollisti kuqezi sapo kishte filluar te ambientohej ne klubin e ri turk.

Menjehere me pas kosovari ka shprehur keqardhjen e tij pasi nuk do te kete mundesi ta ndihmoje klubit turk dhe Kombetaren shqiptare e cila me shume se kurre ka shume nevoje per te.

Nuk eshte e veshtire ta veresh zhgenjimin e madh te Currit pas ketij demtimi te rende i cili sikurse eshte pohuar nga stafi mjekesor i klubit eshte shume e mundur ta lere ate jashte fushes se blerte per rreth gjashte muaj. Por fatkeqesia me e madhe ka te beje me faktin se gjithcka ka ndodhur ne momentin qe po perjetonte formen me te mire fizike. Futbollisti kosovar eshte demtuar rende ne stervitjen e se merkures me ekipin e tij Genclerbirligi.

Mjeket e klubit turk kane konstatuar se mbrojtesi i Kombetares se Shqiperise i ka keputur ligamentet e jashtme dhe te brendshme te gjurit te djathte dhe pritet te mungoje per rreth gjysme viti. Per momentin nuk eshte percaktuar sakte se cila do te jete odiseja e rikuperimit te tij por nje gje eshte e sigurt sipas vete Currit brenda kesaj jave do ti nenshtrohet nje operacioni te detyrueshem. Por asgje nuk arrin tia heqe keqardhjen e madhe per pamundesine per te ndihmuar klubin e tij aktual por edhe Shqiperine per nje kohe goxha te gjate.

Mjeket e klubit me kane thene se eshte nje klinike e specializuar ne Turqi per tu operuar. Ndersa une po insistoj te operohem ne Belgjike. Jam duke u konsultuar me mjeket dhe do ta marrim nje vendim se ku do te operohem. Por eshte e sigurt se brenda kesaj jave ose maksimalisht te henen do ti nenshtrohem nderhyrjes kirurgjikale. Minimumi gjashte muaj pas operimit nuk do te mund te luaj ka deklaruar te enjten Curri per gazeten e njohur kosovare Express. Me vjen shume keq qe e pesova kete demtim por ky ishte fati im. Kohet e fundit isha duke kaluar nje forme te mire. Me vjen shume keq per skuadren. Pervec meje edhe tre lojtare te tjere te ekipit jane te demtuar dhe keto mungesa mund te ndikojne negativisht ne rezultatet e skuadres vazhdoi ish-futbollisti i Vorsklas.

Por ajo qe duket se do ta vuaje shume demtimin e Currit eshte Kombetares shqiptare e cila ka shume nevoje per sherbimet e tij ne kete periudhe intensive te ndeshjeve eliminatore te Europianit 2012. Mungesa e tij do ti shkaktoje dhimbje koke Josip Kuzhese qe tashme duhet te mendoje per zevendesin e kosovarit per ndeshjet e radhes ndaj Bosnjes me 8 tetor dhe Bjellorusise me 13 tetor.

Eumlshte e vertete qe Kombetarja ka probleme me repartin difensiv. Megjithate besoj qe Kuzhe do ta gjeje zevendesuesin e duhur. Me vjen jashtezakonisht keq qe nuk do te mund te luaj por keshtu paska qene e shkruar. Une i uroj Shqiperise me te miren ndaj Bosnjes por edhe ne ndeshjet e tjera. Gjithsesi une jetoj me shprese se shpejt do ti kthehem ekipit Kombetar theksoi Curri. Menjehere pas demtimit zyrtaret e FSHF-se e kane telefonuar per ti shprehur keqardhje per demtimin dhe urim te shpejte. Muaji i rikthimit te tij mendohet te jete marsi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›