Kuzhe: Optimist për të ardhmen e kombëtares shqiptare

Pasi ka kaluar nje vit ne pankinen e kombëtares Shqiptare, trajneri Josip Kuzhe eshte shprehur optimist per te ardhmen.. Tekniku kroat ka bere te ditur se ka patur momente te mira dhe te keqia ne aventuren e tij me skuadren kuqezi, por eshte i lumtur qe punon me perfaqesuesen shqiptare.
"Cdo trajner e mbeshtet punen e tij ne dy aspekte: ate emocional dhe ate profesional. Sa i perket atij emocional une jam i lumtur qe ndodhem ne Shqiperi. Nderkohe qe ne aspektin profesional ka patur momente te mira dhe te keqia, si humbja me Suedine. Gjithsesi, une jam optimist per te ardhmen, por kemi dhe projekte afatgjata si integrimi i lojtareve te rinj ne skuader", tha Josip Kuzhe, trajner i kombëtares.
I pyetur ne lidhje me skuadren qe do te luaje ne eliminatoret e ardhshme te Euro 2012, Kuzhe ka thene se do te mbeshtetet perseri te grupi aktual i skuadres. "Une pres qe grupi aktual te jete pjese e skuadres per eliminatoret, pra ne 14 muajt e ardhshem. Por ne jemi ne vëzhgim te lojtareve te tjere si dhe po mundohemi te ingranojme lojtaret e rinj qe luajne ne Superlige", vijoi Kuzhe. Josip Kuzhe i ka bere keto deklarata dy dite perpara miqësores se Podgorices kunder Malit te Zi, ku pritet te luaje me dy sulmues.
Aleks Kalemasi