Sporti | 23.05.2010

Nuk ia doli mbanë. Interi i Milanos ishte kundërshtar i fortë, siç dhe pritej dhe në këtë ndeshje mbase pak më i fortë se Bajerni. Mynihasit humbën me rezultatin 0:2 (0:1).
Mbrojtësi Philip Lahm përpiqet të shpjegojë: "Unë mendoj se në pjesën e parë të lojës ne patëm shumë frikë. Ne nuk luajtëm me guximin që kemi luajtur javën e kaluara. Pastaj, ne morrëm një goditje në pjesën e parë të lojës, dhe në pjesën e dytë edhe një tjetër. Kështu humben ndeshje të tilla të rëndësishme. Ne kemi në ekip shumë lojtarë të rinj, që ndodheshin për herë të parë në një finale të tillë. Vetëm kështu mund ta shpjegojmë humbjen tonë."
Bildunterschrift: Diego Milito
Bavarëzët e patën të vështirë të bënin lojën e tyre, për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të milanezëve. Robben ishte shumë i zellshëm, por asnjë nga përpjekjet e tij nuk mbërriti objektivin. Kur Bajerni kaloi në superioritet, pasoi një dush i ftohtë: Pas një kundërsulmi të shpejtë Milito shënon golin e parë në minutën e 35-të duke e gjetur mbrojtjen e Bajernit të papërgatitur. Megjithatë fajin për humbjen kapiteni Marx van Bommel nuk ia jep mbrojtjes: "Ne e humbëm finalen. Nuk ka rëndësi kush e bëri gabimin, ne luajtëm të gjithë bashkë."
Pas rifutjes së topit në lojë, Myller pati një shanc të madh dhe mund ta kthente lojën në favor të Mynihut, por ai e humbi atë. Në minutën e 70-të u morr vendimi. Milito hapi sërish një sulm të gjatë dhe u kthye në lojtarin vendimtar të lojës. Por rezultati ishte i drejtë, thotë trajneri i Bajernit: Louis van Gaal: "Ne e merituam humbjen, kështu mendoj edhe unë. Forma duhet të jetë shumë e mirë, kur do të fitosh ndaj Interit. Dhe ne sot nuk ishim në formë të tillë."
Bildunterschrift: Interi i Milanos, fiton kupën
Kështu Bajerni humbi një shanc historik. Nëse do të kishte fituar do të kishte qenë ekipi i parë gjerman që do të kish arritur fitoren e trefishtë, Kampionatin, Kupën dhe Kupën Evropiane. Për këtë do të duhej të paktën që në ndeshjen me Inter-in të arrihej njëmbëdhjetëmetërshi, për t`ia kaluar vlerësimeve pesëvjeçare të UEFA-s për Italinë dhe të Bundesligës, në mënyrë që pas vitit 2011 të sigurohej pjesëmarrja për herë të katërt në Ligën e Kampioneve.
Ëndërrat e tij i realizoi José Mourinho, i cili fitoi për herë të dytë pas vitit 2004 Ligën ë Kampioneve. Për të ishte dhe ndeshja e fundit me Milanon. Direkt pas ndeshjes ai bëri të ditur se do të shkojë tek Reali i Madridit.
Autor: Andreas Ziemons/ Aida Cama
Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi