E Diel, 1 Nëntor 2026

Maicon: Nëse Mourinjo më kërkon te Reali, do të shkoj

Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, ka thënë se ai dëshiron ta respektojë kontratën e Interit, por i ka lënë dyert e hapura për një kalim te Real Madridi, meqë gjasat janë të mëdha që Jose Mourinjo të shkojë në drejtim të Realit.
"Ne kemi bërë histori, por këtë e kemi ditur. Ne kemi biseduar për atë para ndeshjes. Kjo është një gjë vërtet e mrekullueshme për ne, mahnitëse. Shumë urime dhe faleminderit Mourinjos që është trajner dhe njeri i madh".

"Unë do të qëndroj tek Interi, pasi kam kontratë. Nëse Mourinjo më dëshiron te Reali, atëherë do të shohim nëse Moratti do tëbjerë dakort", theksoi pas ndeshjes Maicon.
Më pas Maicon është pyetur se cili do të ishte trajneri i duhur për ta zëvendësuar Mourinjon. "Rafa Benitez, Fabio Capello apo Sinisa Mihajlovic? Që të tre", përfundoi braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›