Lezhë, erozioni po shkatërron bregdetin e Kunës
LEZHë- Specialistët japin alarmin për erozionin agresiv që sa vjen e rrezikon vecanërisht zonën Kunë–Vain të Lezhës. Gërryerjet kanë kaluar më tepër se 4 metra nga deti në drejtim të kënetës, duke rrezikuar bashkimin e tyre. Gërryerjet e mëdha kanë dëmtuar tërësisht në një gjatësi prej afro 1 km edhe brezin e pishave si edhe rrugën.
Baticat detare të ditëve të fundit e përkeqësuan edhe më tepër situatën në Kunë. Janë me qindra rrënjë pishe të dëmtuara. Deti ka depërtuar në brendësi të Kunës. Degradimi i zonës Shëngjin-Kunë-Vain dhe shkalla e lartë e erozionit detar që po përpin cdo ditë e më tepër tokën, është një këmbanë alarmi për të gjitha instancat.
Ndërkohë në mars u lancua nisja e studimit për vijën bregdetare që nga Velipoja deri në Nartë. Por deri me realizimin e këtij studimi dhe hartimin e planit të masave, deti në Kunë rrezikon të bashkohet me kënetën.
(m.a/News24/BalkanWeb)