Rooney: Jam në formën më të mirë të karrierës

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai është në formën më të mirë në karrierën e tij.
Rooney u shkrua në listën e golashënuesve edhe në ndeshjen e fundit të cilën United e fitoi me rezultat të thellë prej 5-0 ndaj Portmsouth.
"Mbase po luaj në formën më të mirë të karrierës time. Por po ashtu vërtet po kënaqem në futboll, pasi po shkon mirë edhe për mua e edhe për ekipin".
Rooney aktualisht është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, me 21 gola të shënuar këtë sezon.