E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe e nis pa frikë: zbulon formacioninAnti-Danimarka: Ujkani; Dallku, Cana, Curri, Beqiri; Agolli, Bulku, Duro; Skela; Bogdani, Salihi

Publikoje ne:

“Ujkani; Dallku, Cana, Curri, Beqiri; Agolli, Bulku, Duro; Skela; Bogdani, Salihi”. Ky do të jetë formacioni zyrtar që do zbeësë nga minuta e parë kundër Danimarkës, në ndeshjen e parafundit eliminatore të Kampionatit Botëror dhe të fundit para publikut tonë në “Qemal Stafa”.

Trajneri Josip Kuzhe, ndryshe nga herë e tjera kur ka qenë i rezervuar për të bërë publik formacionin, duke gjetur si justifikim “zhvillimin edhe të seancës së fundit stërvitore”, u tregua i drejtpërdrejtë, duke shfaqur një shenjë besimi te të zgjedhurit e tij.

Kroati do të rreshtojë Shqipërinë në modulin 4-3-1-2, me synimin hedhjen në fushë të një formacioni ofensiv me dy sulmues të pastër, i njëjtë me atë që përdori në ndeshjen miqësore kundër Qipros, në të cilën Kombëtarja shënoi numrin më të madh të golave në një ndeshje ndërkombëtare.

PORTA
Katërkëndëshi iu besua sërish portierit 21-vjeçar Samir Ujkani, nisur edhe nga performanca e mirë e gardianit që militon me Novara në Ligën Pro italiane, duke pasur si alternativë, Isli Hidin e Krivbasit në Ukrainë.

MBROJTJA
Dyshen qendrore të repartit difensiv, që besohet se dhe do të ketë shumë punë kundër danezëve, do të përbëjnë Lorik Cana dhe Debatik Curri, që do të mbështeten nga krahët nga Armend Dallku (i djathtë) dhe Elvin Beqiri (i majtë).

MESFUSHA
Ervin Bulku do të luajë në prapavijën shkatërruese të mesfushës për të blokuar “frymëmarrjen” e mesfushës të Morten Olsenit. Ansi Agolli do të luajë në rolin e anësorit të majtë. Klodian Duro do të jetë në të djathtë e Ervin Skela pas dy sulmuesve.

SULMI
Ashtu edhe siç pritej, maja e sulmit tonë do të formohet nga dy prej sulmuesve më në formë të momentit dhe më me shumë minuta në këmbët e tyre: Erjon Bogdani e Hamdi Salihi. Në dispozicion të Kuzhes janë edhe Edmond Kapllani e Besart Berisha.

E Marte, 08 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›