E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe eshte i pazevendesueshem

Tekniku premton lufte ndaj bashkekombesve Do te luajme per fitore

Edhe pse duhen vetem pese dite deri ne sfiden e se premtes ne Qemal Stafa te Kombetares sone dhe Bosnje-Hercegovines e vlefshme per eliminatoret e Euro 2012 ne Grupin D Shqiperia e futbollit eshte e ndare me dysh nje sy qendron te gjendja e trajneri kroat te kuqezinjve Josip Kuzhe i cili prej disa ditesh ne nje dhome speciale te Spitalit Amerikan ne Tirane po lufton me nje semundje te rende hemorragji cerebrale ne tru dhe syri tjeter eshte perqendruar te pergatitja e sfides e cila konsiderohet si nje nder me te rendesishmet per perfaqesuesen tone ne kete grup e simuluar edhe sepse kundershtari paraqet nje rrezikshmeri te larte. Edhe gjate 24 oreve te djeshme gjendja shendetesore e trajnerit Kuzhe ka vazhduar te shenoje permiresime te dukshme. Tashme ai eshte jashte rrezikut per jeten. E hena pritet te shenoje nje faze tjeter per shendetin e teknikut kroat. Ai do ti nenshtrohet nje ekzaminimi me rezonance manjetike dhe nje vizite nga nje specialist amerikan. Deri tani mjeket mendojne se ai ka nevoje vetem per mjekim dhe se hemorragjia cerebrale nuk do ti lere pasoja. Tekniku eshte vizituar ne oret e para te dites nga presidenti i Federates se Futbollit Armand Duka bashke me kapitenin e Kombetares Altin Lala. Por dje me te vene kemben ne Tirane rreth ores 1300 zevendesi i Kuzhes Xhemal Mustedanagic i perzgjedhur nga FSHF-ja edhe per te luajtur rolin e trajnerit ne dy ndeshjet e radhes ndaj Bosnjes ne Tirane me 8 tetor dhe ndaj Bjellorusise ne Minsk me 12 tetor i ka bere nje vizite mikut dhe bashkepunetorit te tij ne Spitalin Amerikan. Tekniku me origjine boshnjake ka qene i shoqeruar nga drejtori teknik i FSHF-se Astrit Maci fizioterapisti Akim Bulinger dhe menaxheri i Kombetares Denis Bastari. Pas nje vizite rreth njeoreshe ne dhomen e teknikut Kuzhe Mustedanagic ka deklaruar se trajneri eshte i pazevendesueshem. Ai ka uruar me shprese qe Kuzhe do te rikthehet se shpejti ne jeten e zakonshme ndoshta edhe ne stervitje. E rendesishme eshte qe trajneri nuk ka ndonje problem te rende por ne duhet ta bejme punen tone edhe pse me duhet ta them hapur te zevendesosh Kuzhen eshte e veshtire pasi ai eshte i pazevendesueshem. Mustedanagic ka pranuar se ka biseduar me trajnerin dhe deri diku gjerat jane te qarta. Por te henen nis grumbullimi dhe nese do te kete dilema ka kohe per ti sqaruar. Kjo ishte dita e pare do te kemi kohe deri ne diten e ndeshjes dhe do te diskutojme perseri. Sa u perket dy ndeshjeve te radhes ai ka marre porosite e rastit nga Kuzhe. Por pergjegjesia e tij eshte e madhe. Ai per here te pare do te drejtoje nje ekip kombetar dhe per here te pare do te drejtoje nje kombetare kunder asaj te atdheut te tij. Por te premten nuk ka ndermend ti beje skonto ne Qemal Stafa. Une premtoj qe do te bej dhe do te bejme maksimumin qe ndaj Bosnjes te arrijme te marrim fitoren perfundon Mustedanagic i cili deri diten e ndeshjes do ta mbaje hapur linjen e konsultimeve me Kuzhen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›