E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe, gati ndryshimet në Kombëtare

Në konferencën për shtyp pas mbërritjes nga Suedia, kroati theksoi se koha e shkurtër në krye të stolit kuqezi i shërbeu atij për të parë gjendjen e skuadrës. Sipas Kuzhes, puna e tij e vërtetë fillon pikërisht tani.

“Mesa kam parë, mund të them se nga disa futbollistë kam mbetur i befasuar për mirë dhe nga disa të tjerë për keq. Megjithatë, këtë do ta analizoj së bashku me lojtarët”, pohoi Josip Kuzhe.

Trajneri kroat shtoi se në listën që do të bëhet publike në muajt e ardhshëm, do të ketë emra që do të jenë 100% pjesë e Kombëtares, ashtu siç do të ketë nga ata që nuk do të grumbullohen më.

Por gjithashtu do të thirren edhe lojtarë të rinj që kanë nevojë për t’u mbështetur dhe për t’u promovuar, të cilët mund të jenë të vlefshëm për ekipin kombëtar.

Megjithëse ka në dispozicin një skuadër të vogël si Shqipëria, Kuzhe nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u kualifikuar në fazën finale të kampionatit të ardhshëm europin: “E di që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të provojmë dhe shpresoj t’ia dalim”.

Në fund të deklaratës së tij, numri një i stolit kuqezi vuri në dukje mungesën e alternativave nga kampionati shqiptar për lojtarë që mund të jenë të vlefshëm për projektin e tij në të ardhmen.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›