Vasili: Masa për infeksionet spitalore
"Në fillim të vitit 2010 do të kemi planin e detajuar, së bashku dhe me buxhetin përkatës për të pasur një përballim të përditshëm të luftës ndaj infeksioneve spitalore", tha ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë një konference të zhvilluar sot në Tiranë.
Shpeshherë infeksionet spitalore përkeqësojnë situatën e të sëmurëve, të sëmundjes bazë, dhe siç u shpreh z.Vasili "lufta kundër infeksioneve spitalore është një betejë e vështirë, por për t’u përballuar". Një nga masat që do të merren është dhe përcaktimi në buxhet i një fondi që shkon për infeksionet spitalore.
"Spitalet marrin një pjesë të caktuar parash, të cilën e përdorin për shumë punë, por sot ne shkojmë drejt specifikimit të buxhetit për zëra të caktar", theksoi Vasili. Lidhur me përqindjen e infeksioneve spitalore, ai pohoi se kjo shkon sipas klinikave të caktuara. "Nuk ka të dhëna të sakta për përqindjen e infeksioneve spitalore në spitalet tona, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë të pjesëshme", tha Vasili.
Ministri i Shëndetësisë identifikoi si një ndër burimet kryesore të infeksioneve spitalore hyrjen pa kriter të personave në këto mjedise, përfshirë këtu shoqëruesit e pacientëve, situatë e cila do të disiplinohet. Faktorët e infeksioneve spitalore janë të shumtë, si ambientalë, infrastrukturorë, etj.
"Kanë të bëjë me faktorët e njohjes, pasi mjekët dhe personeli duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e infeksioneve spitalore dhe të marrin masa për shmangien e tyre. Sa më të kujdeshëm dhe të përqëndruar të jenë në këtë drejtim aq më shumë rritet shansi që infeksionet të ulen", tha Gjata. Të dhënat e përgjithshme tregojnë se infeksionet spitalore përbëjnë 1/4 e shkaqeve të vdekjeve.