Mourinjo provon Suazon kundër Xhenovas
Një Mourinjo “hermetik” ai i konferencës së sotme para ndeshjes me skuadrën e Gasperinit. Nga pakënaqësitë e Lipit dhe Maradonës (“Nuk di asgjë”), deri tek heshtja ndaj deklaratave të presidetit të Xhenovas, Preciozi, mbi interesimin për Pandevin.
Për ndeshjen e së shtunës, “I veçanti” është gati të përdorë si titullar David Suazon: “Është i shpejtë dhe nëse ka hapësira, mund të krijojë probleme. Kjo ndeshje është e përshtatshme për karakteristikat e tij”.
“I pashë ndeshjet e Argjentinës dhe të Italisë, por ato tashmë kanë mbaruar dhe pjesa tjetër nuk më intereson”, tha Mourinjo. Pyetjes në lidhje me deklaratat e Preciozit mbi interesimin për Goran Pandev, objektivi i merkatos së zikaltërve për janarin, portugezi iu përgjigj me një heshtje të gjatë.
Ndërkohë, dyshimet mbi formacionin mbeten. Tiago Mota nuk mund të luajë, kurse Eto nuk dihet ende: “Ai duhet të stërvitet dhe më pas të shohim nëse do të jetë në gjendje për të luajtur. Unë nuk mund të di me siguri se kush mund të luajë e kush jo, sepse gjatë javs kemi pasur shumë pak lojtarë në dispozicion”.
Dhe më tej shtoi: “Patëm shumë vështirësi në fillim të kampiontit. Ku e nisëm me skuadrën ideale dhe me pesë blerjet, gjithmonë luajtëm mirë. Kur na munguan lojtarë të rëndësishëm, patëm vështirësi. Megjithatë, mbetemi një skuadër që fiton shumë, barazon pak dhe humb shumë pak ndeshje. Edhe ndaj Sampdorias nuk luajtëm keq”.
Në lidhje me ndeshjen e nesëme, Mourinjo u shpreh: “Ne do të futemi në fushën e lojës për të fituar, por duhet parë edhe kundërshtari. Dhe Xhenova është një skuadër e fortë, që nuk të lë të bësh lojën tënde. Do të jetë një dialog, jo një monolog. Duhet të mbrohemi mirë, sepse do të jetë e vështirë nëse sulmojmë”.