Kuzhe, me skemën 4-2-3-1 kundër Ibra & Co
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e fundit të vazos së katërt dha rrezikohet nga Qiproja, që ndodhet në vendin e parë në vazon e pestë.
Një rezultat pozitiv ndaj nordikëve, duke shpresuar edhe në një hap të gabuar të qipriotëve, do të siguronte vazon e katërt për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.
Nga ana e tyre, ndaj kuqezinjve, për suedezët është një takim për “jetë a vdekje”, pasi rrezikojnë seriozisht kualifikimin për në Kupën e Botës së vitit tjetër.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, gjatë seancave stërvitore, i ka kushtuar rëndësi maksimale skemave taktike të skuadrës, pasi kundërshtarët luajnë një futboll taktik.
Tashmë kroati e ka gati në mendje formacionin që do të zbresë në fushën e stadiumit “Rasunda” të mërkurën në orën 20:45.
Kuzhe duket se do t’i qëndrojë besnik skemës 4-2-3-1, të cilën e ka përdorur në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja kuqezi ka luajtur nën drejtimin e tij.
Kjo vendosje taktike i përshtatet lojës së Shqipërisë. Këtë e tregojnë edhe lojërat e mira dhe rezultatet ozitive që përfaqësuesja shqiptare ka arritur që kur Kuzhe mori drejtimin e saj pas shkarkimit të Ari Han (Shqipëri 1 – 2 Portugali, Shqipëri 1 – 1 Gjeorgji, Shqipëri 1 – 1 Danimarkë, Shqipëri 6 – 1 Qipro).