E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mastera në pjesën më të madhe të degëve

Kështu, është miratuar hapja e e programit të studimit të ciklit të tretë, “master i nivelit të dytë” në gjuhën shqipe, në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike.

Programi i studimit realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit. Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.856, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, “për hapjen e programit të studimit të ciklit të parë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, në universitetin “Fan s. Noli”, të Korçës”.

Tarifa e shkollimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në gjuhë-letërsi shqipe dhe frënge është 12 mijë lekë”.Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e  studimeve master në Fakultetin e Inxhinierisë.  Kështu është vendosur hapja e e programeve të studimeve të ciklit të tretë “master i nivelit të dytë”, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Këto programe realizohet  realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është, të paktën, një vit. Këto programe studimi do ta fillojnë veprimtarine mësimore në vitin akademik 2009-2010.  Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti vjetor, miratuar per Universitetin e Tiranes. Qeveria ka miratuar gjithashtu hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, “master i nivelit të dytë”, në fakultetet e historisë e filologjisë, të gjuhëve të huaja dhe të shkencave natyrore, të universitetit të tiranës.
 
Programet e miratuara ne Universitetin e Tiranës janë: Në Histori, në perfundim te te cilit leshohet diplome master i nivelit te dyte (MND) ne histori.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë:
iv) Në “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Histori”.
v) Në “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Arkeologji”.
vi) Në “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Trashëgimi kulturore”.
vii) Në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Marrëdhënie ndërkombëtare”.
 
b) Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:
iii) Në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Shkenca gjuhësore”.
iv) Në “Letërsi botërore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Letërsi botërore”.
 
c) Fakulteti i Shkencave Natyrore:
i) Në “Matematikë teorike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Matematikë teorike”.
• Në “Sisteme informatike të avancuara”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Sisteme informatike të avancuara”.
• Në “Fizikë”, në profilet:
• “Fizikë teorike llogaritëse”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë teorike llogaritëse”.
• “Fizikë e aplikuar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë  e aplikuar”.
• “Biofizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biofizikë”.
• Në “Fizikë dhe kimi materialesh”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Fizikë dhe kimi materialesh”.
• Në “Inxhinieri e proceseve kimike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Inxhinieri e proceseve kimike”.
• Në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”.
• Në “Analiza kimike dhe instrumentale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Analiza kimike dhe instrumentale”.
• Në “Biologji”, në profilet:
• “Biologji shtazore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji shtazore”.
• “Biologji bimore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji bimore”.
• “Edukim biologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Edukim biologjik”.
• Në “Biologji eksperimentale”, në profilet:
• “Biologji qelizore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji qelizore”.
• “Gjenetikë e popullatave”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Gjenetikë e popullatave”.
• “Mikrobiologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Mikrobiologji”.
 
Programet e studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre, është, të paktën, një vit.

Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin e Tiranës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›